APLIKO TANI – WeBER 3.0 Instrumenti i Granteve të Vogla – Projekti “Nxitja e Reformimit të Administratave Publike të Ballkanit Perëndimor” ka si qëllim të fuqizojë më tej OSHC-të në drejtim të kontribuimit për të pasur në Ballkanin Perëndimor një administratë më transparente, të hapur, llogaridhënëse për qytetarët dhe rrjedhimisht në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Projekti shpall thirrjen për ndarje të granteve të vogla për identifikimin e problemeve specifike të qeverisjes vendore ose të administratës publike vendore që projekti synon të zgjidhë. Thirrja për propozime është në vlerë të përgjithshme prej 280.000 EUR dhe ka si qëllim të mbështesë deri në 20 grante, ku secili do të ketë vlerë deri në 14,000 euro, nga të cilat deri në 4 në Serbi, deri në 4 në Bosnje-Hercegovinë, deri në 3 në Shqipëri, deri në 3 në Maqedoninë e Veriut, deri në 3 në Kosovë dhe deri në 3 në Mal të Zi. Kohëzgjatja e projekt propozimeve sipas kësaj Thirrje për propozime do të jetë deri në 15 muaj. Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian, i përfaqësuar nga Komisioni Evropian dhe i bashkëfinancuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim. Thirrja e plotë për aplikim dhe të gjitha dokumentet përkatëse janë në dispozicion për shkarkim më poshtë:
Paketa e dokumenteve për aplikim:
Shtojca 3-Përmbledhja e projektit
Sesioni informues mbahet në platformën Zoom, në 18 tetor 2023, nga ora 15:00 – 16:15.
Regjistrimi paraprak bëhet këtu https://us02web.zoom.us/meeting/register/tZ0vd-igrTgsGtaZXt7LcphY82AzV8ltxtef