Skip to content Skip to footer

Sfidat e ardhshme të ekstremizmit të dhunshëm në Ballkanin Përendimor | shkurt 2019

Sfidat e ardhshme të ekstremizmit të dhunshëm në Ballkanin Përendimor

*Ky artikull u publikua fillimisht në blogun e ResPublica , më 15 shkurt 2019.

Autore: Leonie Vrugtman

Vendet e Ballkanit Përendimor përballën me një sfidë të re sigurie: ç’radikalizimin dhe riintegrimin e luftëtarëve të kthyer. Deri në vitin 2017, të paktën 310 ish-anëtar të Shtetit Islamik janë kthyer në rajon dhe përllogaritet që 460 të tjerë – kryesisht gra dhe fëmijë – ose kanë mbetur në lindjen e mesme ose janë kthyer por kanë mbetur jashtë radarit të autoriteteve. Në mungesë të një platformë të besueshme riintegrimi e cilia siguron mosangazhim e tyre me grupet për të cilat kanë luftuar, këta individë përbëjnë kërcenim pasi në të ardhmën ata mund të shërbejnë si luftëtarë apo si rekrutuës.

Gjatë viteve të fundit, ekstremizmi i dhushëm me baza fetare si koncept ka dominuar punën e ekspertëve të sigurisë në europën juglindore. Qindra artikuj, raporte dhe libra janë shkruar mbi kërcenimin e terrorizmit vendas dhe rritjës së numrit të njerëzve të radikalizuar në rajon. Kjo është e kuptueshme duke patur parasysh numrin e madh të të larguarve nga vende të vogla si Bosnja, Kosova apo Maqedonia për Irak dhe Siri. Në rajon ndodhën 4 nga 12 vendet kryesore të origjinës për luftëtaret e huaj në bazë të popullsisë, ndërsa rajoni vetë ka qënë në shënjestër të disa planëve për sulme terroriste.

Në 2016-ën, një grup i përbërë nga 19 mbështetës të Shtetit Islamik planifikoj sulme terroriste në Shqipëri, Kosovë, Francë dhe Belgjike, të cilat u parandaluan. Grupi famëkeq kishte si objektiv sulmin e ndeshjes kualifikuesë për Kupën e Botës mes Izraelit dhe Shqipërisë. Të frymëzuar nga sulmet terroristë në Paris në 2015-ën, ata synonin të fillonin një sulm mbi kombëtarën izraelite me dron dhe pastaj të hynin në stadium me kallashnikov. Qindra, ndoshta edhe mijëra veta mund të kishin mbetur të vrarë. Pas gjyqit, prokurori që gjykoj çështjen theksoj që arrestimi në kohë i anëtarëve të grupit parandaloj rrezikun, dhe menjanoj sulmin e planifikuar të një kishe Ortodokse në qytetin e Mitrovicës, në veri të Kosovës.

Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm në rajon

Arrestimi i këtij grupi dëshmon që vendet e Ballkanit Përendimor kanë rritur masat për ti bërë ballë sfidës dhe kanë denuar mbështetësit aktiv të organizatave terroriste. Në shumicën e tyre, janë bërë ndryshime në Kodin Penal dhe plan-veprimet për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm janë zbatuar. Madje, të gjashtë vendet kanë nënshkruar një planveprim të përbashkët si shenjë vendosmërie. Megjithatë, për prokurorët mbetët sfiduese dënimi i luftëtarëve të huaj pasi sistemet ligjore janë të dobëta dhe faktet mungojnë. Gjithësesi, përpjekjet e qeverive kanë ndaluar largimin e lutëtarëve të huaj në Siri ndërsa masat e zbatuara të strategjisë kundër terrorizmit, kanë çuar në reduktimin e aktivitetit të propagandës xhihadiste në internet.

Megjithse këto masa kanë zgjidhur problemin e largimit të atyre që donin ti bashkoheshin grupeve terroriste në Levant, ato nuk ofrojnë zgjidhje për kërcenimin afatgjatë që buron nga ekstremizmi i dhunshëm. Me rikthimin e lutëtarëve të huaj dhe familjeve të tyre, vendet e Ballkanit Përendimorë përballën me një sfidë të re sigurie: ç’radikalizimin dhe riintegrimin e luftëtarëve të kthyer. Deri në vitin 2017, të paktën 310 ish-anëtar të Shtetit Islamik janë kthyer në rajon dhe përllogaritet që 460 të tjerë – kryesisht gra dhe fëmijë – ose kanë mbetur në lindjen e mesme ose janë kthyer por kanë mbetur jashtë radarit të autoriteteve. Mungesa e aftësive përkatëse, vullnetit politik dhe fondeve ka kushtëzuar aftësinë e qeverive për të themeluar programe efikase që i përgjigjën kësaj sfide. Pa një platformë të besueshme riintegrimi e cilia siguron mosangazhim e tyre me grupet për të cilat kanë luftuar, këta individë përbëjnë kërcenim pasi në të ardhmën ata mund të shërbejnë si luftëtarë apo si rekrutuës.

Për më tepër, shumica e faktorëve nxitës të radikalizimit vazhdojnë të mbetën të pazgjidhura. Me të vërtetë, radikalizimi është një proçes i nderlikuar dhe me të veçantat e tij për secilin, por ekspertët kanë identifikuar një sërë faktorësh dhe dinamikash ripërsëritëse. Në përgjithësi, radikalizimi është një proçes social nepërmjet të cilit individi kërkon zgjidhjen e shqetësimeve apo plotësimin e nevojave emocionale. E një rëndësie primare në këtë proçes janë llojet e ankesave, të cilat lidhet me “tensionet shoqërore, konfliktet, përçarjet, të cilat mund të tkurrin pritshmëritë, konfliktet e identitetit, apo ndjensinë e padrejtësisë, padobisisë apo përjashtimit”. Këto pakënaqësi janë akoma shumë të përhapura në rajon.

Pakënaqësitë e njerëzve

Tranzicioni i ngadaltë nga sundimi komunist në një sistem demokratik me ekonomi të hapur ku sundon ligji, si dhe konfliktet e dhunshme në ish-jugosllavinë kanë penguar progresin dhe shtuar shqetësimet. Për shumë veta në ballkanin përendimorë, ndryshimet e ndjeshmë janë tepër të ngadalta ndërsa mundësitë socio-ekonomike mbetën të kufizuara. Të përballur me përspektivë të dobët në vendin e tyre, shumë qytetarë kërkojnë mundësi më të mira në Europën Përendimore ose në Amëriken Veriore. Shqipëria për shëmbull, renditet e dyta në botë në bazë të përqindjes së popullsisë që dëshiron të emigrojë. Si rrjedhojë, më shumë se gjysma e shqiptarëve duan të largohet nga vendi I tyre për një jetë më të mirë diku tjetër. Papunësia e lartë, korrupsioni dhe trajtimi i padrejtë nga autoritetet qeveritare dhe drejtësia janë ndër arsyet e shpesh përmendura si shkak për largimin e tyre.

Një studim i IDM Albania, vëren se shqiptarët gjithnjë e më shumë ndjejnë që po varfërohen. Nga të anketuarit, 85% raportojnë që në komunitetin ku jetojnë, familje të tëra nuk arrijnë të përmbushin as nevojat themeltare. Kjo nuk është për tu çuditur në një vend ku rroga mesatare është vetëm 180 euro, e cila nuk mjafton as për të ushqyer një familje të thjeshtë, e aq më tepër për të paguar qeranë e një hyrje apo shpenzimet e arsimit. Madje edhe të mirëarsimuarit kalojnë vite në kërkim të një punë të denjë, dhe shpesh zgjedhin një punë të keqpaguar për të cilën janë të mbikualifikuar.

Këto pakënqësi ndikojnë nivelin e ndjeshmërisë së një komuniteti apo shoqërie ndaj ekstremizmit të dhunshëm. Çështje si korrupsioni, mosndëshkueshmëria dhe bindja se sistemi politik kontrollohet dhe I shërben vetëm një elite të ndërlidhur janë faktor që nxisin besimin se të tjerët janë në disavantazh. Rrjedhimisht, pothuajse gjysma e shqiptarëve mendojnë që sistemi politik në vendin e tyrë është i padrejtë dhe duhet ndryshuar. Ata justifikojnë ndryshimin e sistemit politik edhe me dhunë nëse është e nevojshme.

Megjithatë, në mënyrë të habitshme nuk ka të dhëna për raste të ekstremizmit të dhunshëm islamik në vend. Nga viti 2012 deri në 2017, 144 individë nga shqipëria janë larguar për në Irak dhe Siri, një numër shumë më i vogël krahasuar me vendet e rajonit me shumicë muslimane. Si pasojë e historisë së ateizmit shtetror në vend, shumica e shqiptarëve jetojnë një jetë laike dhe kanë një kuptim të cekët të normave dhe konsideratave fetare. Është argumentuar gjërsisht që si shtysë për radikalizimin e lutëtarëve të huaj në shqipëri ka shërbyer predikimi i Wahhabizmit dhe Salafizmit në xhami të financuara nga fonde me karakter fetar nga Turqia dhe vendet e Gjirit Persik. Vlen për tu përmendur që këto xhami kanë operuar jashtë kontrollit të Komunitetit Musliman Shqiptar – një problem që pothuajse është zgjidhur tashmë.

Nacionalizmi si frontieri i ri

Megjithatë kjo nuk do të thotë që format e tjera të ekztremizmit nuk janë problematike. Kur vërejmë rajonin në gjërsi, shikojmë që radikalizimi në Ballkanin Përendimor prekë edhe komunitetet jo-muslimane. Vitin e kaluar është raportuar në media që individë nga komuniteti sllav anëtar të Kishës Ortodokse i janë bashkuar konfliktit në Ukrainë në mbështetje të forcave pro-Ukrainase apo pro-Ruse të përfshira në konflikt. Kjo e ka bërë të qartë që për parandalimin efikas të ekstremizmit të dhunshëm, qeveritë, organizatat e shoqërisë civile dhe praktikantët e fushës duhet të konceptojnë një kontekst më të gjërë në përbërje të së cilit duhet të mos jetë vetëm ekstremizmi i dhunshëm islamik.

Një shqetësim të veçant përbën ekstremizmi etno-nacionalist, i cili është në rritje në rajon. Çështje të pazgjedhura si ndarja e Bosnjes në tre pjesë dhe tensionet mes Kosovës e Serbisë vazhdojnë të cenojnë sigurinë e rajonit. Në 2017-ën, ndyrshimet ligjore në Maqedoni me anë të të cilit Shqipja u bë gjuhë zyrtare dhe emërimi i një shqiptari si Kryetar Kuvendit që nënvizon kërcenimin pasi edhe vetë ligjvënësit të cilët mbështetën ndryshimet ligjore u bënë objektiv i dhunës nacionaliste.

Vitin e kaluar, janë raportuar disa incidente të lidhura me nacionalizmin. Në mars, një klub motorçiklistash mbështetës të Putin kryen një tur piligrimazhi në Ballkan. Ujqërit e Natës, siç njihen, nxiten shumë polemika pasi përshkuan rajonet e populluara me serb me motivacion “hulmutimin e ndikimit kulturor të Përandorisë Ruse në Ballkan” dhe vizituan vende të rëndësishme për trashigiminë Ortodokse. Kjo organizatë i ka ofruar mbrojtje Krimesë kunder agresionit të mundshëm nga forcat pro-Kjev pas aneksimit të saj nga Rusia në vitin 2014.

Disa javë më vonë, Marrëveshja e Prespës e nënshkruar mes Greqisë dhe Maqedonisë, e cila synon të zgjidh konfliktin e gjatë të emrit mes tyre nxiti ethet nacionalistë në të dyja vendet. Ndërsa, para një muaji, vrasja e një individi të etnisë greke nga forcat policore shqiptare – pasi qelloj me arme – rriti ndjeshëm tensionet mes tyre, të cilat u pasuan edhe me shkembime akuzash te ndersjella. Bazuar në raportet e mëvonshme, i ndjeri dyshohet se ishte anëtar i një lëvizjeje të ekstremit të djathtë grek dhe si rrjedhojë u cilësua si hero nga nacionalistët grek. Incidente si këto nëvizojnë brishtësinë e stablitetit në rajon dhe potencialin e madh për dhunë.

Rruga përpara

Graviteti i kërcenimit të sigurisë rajonale nga përqëndrimi i ngushtë i vëmëndjes në parandalimin e ekstremizmit fetar ka tërhequr vëmëndjen nga një problem tjetër në rritje: nacionalizmin. Shkaqet që shërbejnë si shtysë për radikalizimin e njerëzve nuk janë zgjidhur dhe për këtë Ballkani Përendimor mbetet akoma një hapësirë pjellore për idetë e radikalizmit të dhunshëm. Madje edhe shqipëria, e cila njihet për tolerancën e lartë dhe bashkjetesën mes feve, nuk jep garanci që ekstremizmi I dhunshëm nuk mund të rritet përderisa shkaqet që shërbejnë si shtysë nuk janë zgjidhur. Ndërsa shfaqja e ekstremizmit në të ardhmën, mund të vijë në forma të tjera. Qeveritë përkatëse bëjnë mire të zgjidhin problematika si pabarazia e mundësive, korrupsioni apo rrogat minimale të cilat aktualisht janë në nivele të turpshme, ose pasojat do të jenë më të rënda sesa trazira qytetare.