Skip to content Skip to footer

Thirrje për Aplikime: Grante të vogla | BAT EXPOSE

APLIKO TANI – BAT Expose

Projekti BAT Civil Society shpall thirrjen për ndarje të granteve të vogla që synon të mbështesë gazetarët investigativë për të garantuar rolin e tyre mbikëqyrës në fushën e llogaridhënies dhe transparencës buxhetore në nivel lokal dhe kombëtar në Shqipëri.

Objektivat e skemës së nën-granteve janë: (a) të fuqizojë dhe të mbështesë shoqërinë civile për të monitoruar dhe vlerësuar ciklin buxhetor të agjencive të qeverisjes vendore dhe qendrore, të forcojë transparencën buxhetore, përgjegjshmërinë dhe pjesëmarrjen, dhe të promovojë buxhetimin gjinor dhe financimin e masave ndaj ndryshimeve klimatike; dhe (b) të fuqizojë dhe mbështesë iniciativat dhe sinergjitë e medias investigative dhe akademisë për të ekspozuar faktorët dhe praktikat që pengojnë llogaridhënien dhe transparencën buxhetore të institucioneve shtetërore.

BAT EXPOSE, dedikuar gazetarëve investigativë, do të mbështesë deri në 5 grante me vlerë deri në 5,000 EUR secili, me qëllim për të ekspozuar, nëpërmjet dokumentimit dhe raportimit me prova dhe fakte analitike, shkelje të llogaridhënies buxhetore, transparencës, dhe pjesëmarrjes së publikut.

Aplikantët duhet të dorëzojnë propozimin e tyre (formularin e aplikimit dhe buxhetin) dhe dokumentet e kërkuara me e-mail në [email protected] dhe Cc [email protected]. Subjekti i email-it duhet të jetë “Aplikim BAT-Expose – (Emri i aplikantit)

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 15 dhjetor 2023.

Thirrja e plotë për aplikim dhe të gjitha dokumentet përkatëse janë në dispozicion për shkarkim më poshtë.

BAT Expose – Guidelines for Applicants

Annex 1_BAT Expose – Project Proposal Template

Annex 2_BAT Expose – Budget Template

Annex 3_Declaration Lead Applicant

Annex 4_Mandate Co-applicant