Skip to content Skip to footer

Perspektiva e të rinjve shqiptarë në hapësirën online|Nëntor 2020

A dëgjohen të rinjtë përtej ekranit?

Perspektiva e të rinjve shqiptarë në hapësirën online

18 nëntor 2020 –Në kuadër të projektit “Të ndërtojmë të ardhmen së bashku: BE dhe Ballkani Perëndimor nga perspektiva e të rinjve”, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) organizoi një konsultim me të rinj nga Shqipëria për të krijuar një kuptim më të plotë të rolit që mediat sociale kanë në angazhimin socio-politik të të rinjve duke kontribuar në politikat për të ardhmen.

Pjesë e këtij konsultimi ishin 17 të rinj të moshës 18 deri në 24 vjeç, nga zona të ndryshme gjeografike të Shqipërisë.

Gjatë diskutimit, të rinjtë u shprehen se kalojnë pothuajse 85% të kohës së tyre çdo ditë duke përdorur internetin, duke theksuar se për shkak të pandemisë COVID-19 kanë filluar të përdorin edhe më shpesh internetin nga se e përdornin më parë.

Duke reflektuar lidhur me anët pozitive dhe negative të internetit, pjesëmarrësit theksuan se interneti ofron informacion masiv dhe mundësi të ndryshme për të bërë biznes dhe për të fituar të ardhura. Ndërsa nga ana tjetër, të rinjtë sollën në vëmendje se interneti mund të krijojë varësi dhe të shkaktojë dëme serioze për shkak të rrezikut nga sulmet kibernetike dhe bullizmi online.

Të rinjtë prezantuan ide të ndryshme në lidhje me reduktimin e anëve negative të internetit dhe për mënyrat sesi mund të ruhen anët pozitive të tij.

buy ventolin online buy ventolin online generic

Ndër tre aktivitetet më të votuara ishin krijimi i një organi rregullator për të forcuar masat kundër shkelësve dhe për të rritur nivelin e arsimimit dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve, duke përfshirë krijimin dhe fillimin e fushatave ndërgjegjësuese për median.

Nga diskutimi rezultoi se të rinjtë i besojnë më shumë organizatave ndërkombëtare në vend të institucioneve publike për të zbatuar aktivitetet e tyre të propozuara për të sigurinë e tyre online.

buy nolvadex online buy nolvadex online generic

Pavarësisht pranimit nga ana e të rinjve se agjencitë shtetërore janë përgjegjëse për garantimin e sigurisë së qytetarëve të tyre, rezultoi se të rinjtë nuk i besonin institucioneve publike për të zbatuar sugjerimet e tyre.

Ulpjana Caka, Harvi Xhaferaj dhe Era Tafa ishin të rinjtë që prezantuan gjetjet e këtij aktiviteti në një panel diskutimi me ekspertë të fushës.

buy bactroban online buy bactroban online generic

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Të ndërtojmë të ardhmen së bashku: BE dhe Ballkani Perëndimor nga Perspektiva e të rinjve” zbatuar nga një rrjet i grupeve nga 6 vende të rajonit (Think for Europe Network – TEN) së bashku me Institutin e Punëve Ndërkombëtare në Romë, Fondacioni Bronislaw Geremek në Varshavë, dhe Qendra e Politikave Evropiane (EPC) në Bruksel. Projekti financohet nga Agjencia Ekzekutive e Arsimit, Audiovizuale dhe e Kulturës (EACEA) përmes programit Evropa për Qytetarët.