Skip to content Skip to footer

Mbikqyrja e Politikave të Mbrojtjes: Sfidat dhe Nevojat e Kuvendit të Shqipërisë | Dokument Politikash

Janar 2021 – Ushtria është një instrument kyç i fuqisë kombëtare. Duke qenë se ajo është kritike për mbrojtjen e vendit dhe sjell pasoja shkatërruese për të nëse keqpërdoret, duhet që politikat e mbrojtjes të hartohen përmes një analize të kujdesshme dhe profesionale të kërcënimeve dhe objektivave strategjike kombëtare.

buy metformin online buy metformin online generic

 Kjo është thelbësore për sigurimin e gatishmërisë ushtarake, profesionalizmin dhe efikasitetin e Forcave të Armatosura.
buy stromectol online buy stromectol online generic

Kuvendi i Shqipërisë ka një rol qendror në arritjen e këtyre objektivave duke mbikëqyrur politikat e mbrojtjes, por nuk ka qenë në gjendje që ta përmbushë këtë detyrë me sukses.

Pavarësisht anëtarësimit të Shqipërisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), standardet e saj të mbikëqyrjes parlamentare janë të pamjaftueshme për të siguruar që politikat e mbrojtjes shqyrtohen nga legjislativi dhe zbatimi i tyre të analizohet në hollësi.  Ky dokument politikash paraqet mangësitë kryesore të këtyre proceseve duke u përqendruar në diskutimet e Komisionit për Sigurinë Kombëtare mbi projektligjet e qeverisë për mbrojtjen, përdorimin e mjeteve parlamentare për të kërkuar llogari ndaj zyrtarëve të mbrojtjes, si dhe kapacitetet hulumtuese dhe të ekspertizës së Kuvendit. Në mënyrë që të ushtrohet një mbikëqyrje e suksesshme e politikave të mbrojtjes, Kuvendi duhet t’i kërkojë qeverisë përfshirjen e vlerësimeve të ndikimit të projektligjeve të propozuara, t’i caktojë Shërbimit të Kërkimit Parlamentar (SHKP) detyra për të kryer vlerësime të zbatimit të politikave të mbrojtjes dhe të ndërtojë kapacitetet kërkimore dhe ekspertizën e nevojshme.

Klikoni këtu për të shkarkuar dokumentin e politikave në shqip

Klikoni këtu për dokumentin anglisht.

Ky dokument politikash u përgatit në kuadrin e projektit ‘Mbikëqyrja, përgjegjësia dhe sfidat e tjera për kontrollin demokratik të forcave të armatosura shqiptare’, që zbatohet me mbështetjen financiare të “Balkan Trust for Democracy”, një projekt i “German Marshall Fund of United States”. Opinionet e shprehura në këtë dokument politikash nuk përfaqësojnë domosdoshmërish opinionet e “Balkan Trust for Democracy”, “German Marshall Fund of the United States”, apo partnerëve të tyre.

buy priligy online buy priligy online generic