Departament: CESA
Donatorë: Balkan Trust for Democracy
Përshkrimi i Projektit:
Ky projekt kërkimor ka për qëllim të mbështesë reformat në sektorin e sigurisë përmes krijimit të një mjeti vlerësues për matjen e performancës së qeverisë në fusha të ndryshme vëzhgimi. Për këtë arsye, kryerja e një vlerësimi të pavarur të bazuar në evidenca është e nevojshme , jo vetëm për të trajtuar ” hendekun e monitorimit publik”, por sidomos për të promovuar dhe mbështetur reformat që kanë për qëllim konsolidimin e qeverisjes demokratike të sektorit të sigurisë.
Vlerësimi periodik i propozuar do të sigurojë një mjet monitorimi dhe vlerësimi (M & V) të dokumentuar për sektorin e sigurisë bazuar në një metodologji të konsoliduar dhe sistemit vlerësimi i testuar në projekte të mëparshme rajonale. Raport i vlerësimit është i përbërë nga gjashtë dokumente politikash që analizojnë gjashtë kritereve: Transparenca e Përgjithshme e Sektorit të Sigurisë, Kontrolli Ekzekutiv, Kontrolli Parlamentar, Kontrolli Gjyqësor, Transparenca Financiare dhe Përfaqësimi Gjinor dhe i Minoriteteve.
Qëllimi i përgjithshëm i kësaj iniciative është forcimi i qeverisjes demokratike të institucioneve të sektorit të sigurisë . IDN do ta përqasë këtë qëllim duke u fokusuar në objektivat specifikë të mëposhtëm:
- Përmirësimi i llogaridhënies, transparencës dhe mekanizmave të mbikëqyrjes së institucioneve të sektorit të sigurisë dhe ndikimi i qeverisjes së sektorit të sigurisë dhe vendimmarrjes përmes rekomandimeve të drejtpërdrejta .
- Rritja e rolit dhe përfshirjes së shoqërisë civile dhe inputeve të një cilësie të lartë nga aktorët jo – shtetërorë të cilat kontribuojnë në përmirësimin e mbikëqyrjes dhe reformat për të ndikuar pozitivisht sektorin e sigurisë dhe shoqërinë në përgjithësi.