Donatorë: Fondacioni për Një Shoqëri të Hapur në Shqipëri
Partnerë: Lëvizja Evropiane në Shqipëri
Projekti ka qenë një iniciativë e përbashkët e IDN-së dhe e Lëvizjes Evropiane në Shqipëri. Qëllimi kryesor i tij është të promovojë bashkëpunim ndër-kufitar për zhvillimin dhe implemenitmin e politikave rajonale dhe atyre të zhvillimit rural të integruar, si një instrument për zhvillimin socio-ekonomik të zonave kufitare (Korçë dh Shkodër) si një para-kusht për ndërtimin e kapaciteteve të strukturave lokale në kuadër të proceseve të integrimit në BE. Një sërë kontaktimesh dhe takimesh të organizuara nga IDN dhe EMA janë zhvilluar në janar 2009 me pjesëtarë nga strukturat e qeverisjes vendore (bashkitë, komunat dhe këshillat rajonalë), nga institucionet private dhe aktorët e interesuar të shoqërisë civile si dhe me pjesëmarrës nga qarqet akademikë (Universitetet publikë të Shkodrës dhe Korçës). Katër forume rajonale në Korçë dhe Shkodër si dhe dy seminare trajnues janë zhvilluar gjithashtu me pjesëmarrës nga të gjithë sektorët (publik, privat/qytetar dhe grupet e interesit) të cilët përfshihen drejtpërdrejt ose në mënyrë indirekte me zhvillimin rajonal dhe atë rural.
IDN dhe EMA kanë përfituar nga një bashkëpunim mjaft i vlefshëm me përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, kryetarët e drejtorive që merren me politikat e zhvillimit rural.
Projekti u përmbyll me publikimin e një broshure informative dhe të një raporti vlerësimi lidhur me mundësitë dhe sfidat për bashkëpunime rajonalë në kuadër të zhvillimit rajonal dhe atij rural si edhe u krijua një faqe interneti e veçantë.