Në kuadër të “Platformës së Politikave: Ecja përpara në axhendën e integrimit të Shqipërisë në BE”, IDM organizoi forumin e parë duke trajtuar temën e parandalimit të pastrimit të parave në rastin e Shqipërisë. Forumi i cili u zhvillua në 25 qershor, solli rritje ndërgjegjësimi dhe njohurish rreth pastrimit të parave (LKPP) midis aktorëve jo-shtetërorë (medias, akademikëve dhe OSHC) të përfshira në parandalimin dhe luftën e korrupsionit në nivele të larta dhe krimit të organizuar. Njëkohësisht, Forumi inkurajoi një diskutim të sinqertë mbi nevojën për përmirësime në kornizën ligjore dhe institucionale të LKPP.
Aktiviteti u moderua nga Z. Sotiraq Hroni, i cili gjithashtu mbajti fjalën hyrëse për formin, së bashku me Përfaqësuesen e Fondacionit Hanns-Seidel, Znj. Nertila Mosko. Drejtuesi i Programit të IDM, Z. Gjergji Vurmo prezantoi një dokument të politikave, duke kontekstualizuar audiencën mbi rolin e aktorëve jo-shtetërorë në LKPP.
Klikoni këtu për të lexuar Policy Insight.
Ekspertët Karel Lannoo, ekspert i LKPP dhe CEO i CEPS, Bruksel, dhe Dr. Ramandeep Chhina, Konsulente ndërkombëtare për LKPP / KFT i ofruan më tej audiencës një pasqyrë të sfidave globale në luftën kundër pastrimit të parave dhe rolit të akademikëve në luftën kundër pastrimit të parave. Kontribuoi më tej në diskutim Z. Aurélien Juliard, Oficer politik i Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri i cili përshkroi pritshmëritë që Shqipëria duhet të përmbushë për të rritur llogaridhënien për zbatimin e reformave të lidhura me integrimin në BE.
Kristina Voko, Drejtore e BIRN në Shqipëri hodhi dritë mbi sinergjitë aktuale dhe ato potenciale midis OShC-ve dhe mediave në ekspozimin e pastrimit të parave.
Ky Forum u organizua me mbështetjen e Fondacionit Hanns-Seidel, Zyra e Tiranës. Pikëpamjet e shprehura në këtë event dhe publikim përfaqësojnë mendimet dhe analizat e pjesëmarrësve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Fondacionit.
Për më shumë mbi këtë temë, shfletoni raportin më poshtë.