Skip to content Skip to footer

Moduli i Trajnimit për Etikën dhe Integritetin në Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore

Publikohet Moduli i Trajnimit për Etikën dhe Integritetin në Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore. Përbrendësimi i procesit për zhvillimin dhe zbatimin e planeve të integritetit në nivel vendor nga punonjësit e bashkive dhe shpërndarja e kësaj praktike në bashkitë e vendit është në qendër të projektit “Zgjerimi i praktikës standarde të planifikimit të integritetit në nivel vendor” së Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDMmbështetur nga STAR3 “Mbështetja dhe Avancimi i Reformave të qeverisjes vendore”.

Në kuadër të ofrimit të asistencës teknike për njësitë e vetëqeverisjes vendore, ekspertët e IDM kanë hartuar Modulin e Trajnimit për Etikën dhe Integritetin në qeverisjen vendore. Ky modul u pilotua në bashkëpunim me AMVV – Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore në një sesion “Trajnimi i Trajnerëve”, ku 14 punonjës të AMVV dhe disa bashkive të vendit u certifikuan si Trajnerë. Ky ekip i trajnerëve më pas do të kenë mundësi që këto trajnime t’i zhvillojnë me nëpunës të bashkive të vendit që janë duke hartuar, zbatuar apo monitoruar një plan integriteti.

Për të siguruar vazhdimësi në trajnimin e administratës publike në nivele vendor, mbi çështjet e planifikimit të integritetit, moduli do të përfshihet në  programin e ngritjes së kapaciteteve teknike për planet e integritetit të AMVV-s.

Dokumentin në shqip mund ta aksesoni këtu.