Skip to content Skip to footer

CIVILISC- INSTRUMENTET E SHOQËRISË CIVILE NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT

Projekti “Instrumentet e shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit” i financuar nga Bashkimi Evropian, implementohet nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në bashkëpunim me fondacionin Bullgar “Risk Monitor”.

Projekti synon të fuqizojë dhe të rrisë kapacitetet e shoqërisë civile në 20 bashki të vogla e të mesme të vendit si: bashkia Klos, Memaliaj, Ura Vajgurore, Cerrik, Gramsh, Divjake, Tepelene, Libohovë, Devoll, Selenicë, Përrenjas, Librazhd, Maliq, Lushnjë, Shijak, Belsh, Vorë, Bulqizë, Vau I Dejës, Has.

Projekti vjen si një përgjigje ndaj sfidave të reja të lindura të shoqërisë shqiptare dhe të njësive të reja të qeverisjes vendore në kuadër të ndërtimit të mekanizave eficientë në luftën kundër korrupsionit në zbatim të Strategjisë Kombëtare Antikorrupsion dhe Planit të veprimit. Këto sfida sigurisht duhet të realizohen nëpërmjet një qasjeje të hapur dhe gjithëpërfshirëse duke inkurajuar organizatat e shoqërisë civile dhe aktorët e tjerë të jenë pjesë aktive e këtij procesi.

buy strattera online buy strattera online generic

Në këtë kuadër, projekti synon konsolidimin e sektorit të shoqërisë civile nëpërmjet rritjes së kapacteteve, burimeve, qëndrueshmërisë së punës së tyre si dhe rritjes së besimit në publik.

buy wellbutrin online buy wellbutrin online generic

Projekti synon të mbështesë organizatat e reja dhe ato ekzistuese të shoqërisë civile me aftësitë dhe burimet e duhura për të punuar në mënyrë profesionale dhe të qendrushme për të promovuar mirëqeverisjen, integritetin në sektorët e qeverisjes vendore përmes një roli më aktiv të shoqërisë civile.

Projekti implementohet në një afat kohor prej 32 muajsh dhe aktivitetet kryesore të tij konsistojnë në rritje kapacitetesh të aktorëve lokalë të shoqërisë civile në zonat e lartpërmendura nëpërmjet trajnimeve, materialeve burimore dhe mbështetjen financiare.

buy amitriptyline online buy amitriptyline online generic

Vlerësim/ monitorim: Në fazët e parë të projektit u realizuar një raport vlerësues mbi politikat, legjislacionin ekzustues, mekanizmat dhe praktikat institucionale si dhe nivelin e përfshirjes së shoqërisë civile në luftën kundër korrupsionit në nivelet e qeverisjes vendore. Ky raport vlerësues, në të cilin u përgatitën dhe rekomandimet konkrete për ndërhyrje, u shtri në të 20 bashkitë e përfshira në projekt si dhe shërbeu për përzgjedhjen e 12 njësive të qeverisjes vendore të cilat ishin  në fokus të fazave të tjera të projektit.

Objektivi për forcimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile u realizua në gjysmën e dytë të vitit 2016, gjatë së cilit u organizuar trajnime nga ekspertë vendas e të huaj, me pjesëmarrjen e rreth 110 përfaqësuesve të shoqërisë civile nga 12 bashkitë e përfshira në projekt (Projekti ka shtrirje të gjerë gjeografike duke përfshirë 12 nga bashkitë më të pazhvilluara dhe me rrezik të lartë ndaj korrupsionit si: Ura Vajgurore (qarku Berat),  Cërrik (qarku Elbasan), Divjakë (Qarku Fier), Tepelenë (Qarku Gjirokastër), Libohovë (qarku Fier), Devoll (qarku Korccë), Selenicë (Qarku Vlorë), Prrenjas (Qarku Elbasan), Librazhd (Qarku Elbasan), Lushnjë (Qarku Fier), Shijak (Qarku Durrës), Belsh (Qarku Elbasan), Vorë (Qarku Tiranë)). Trajnimet synuan forcimin e kapaciteteve të Organizatave të Shoqërisë Civile në monitorinin e performancës dhe advokimin në njësitë e qeverisjes vendore mbi praktikat e parandalimit dhe luftën kundër korrupsionit si dhe nxitjen e krijimin e rrjeteve pilote ndërmjet Organizatave të Shoqërisë Civile me qëllim transferimin e njohurive dhe mekanizmave në bashkitë e tjera të vendit.

MBËSHTETJA PËR FORCIMIN E SHOQËRISË CIVILE DHE KAPACITETEVE TË SAJ NËPËRMJET GRANTEVE DHE ASISTENCËS është një nga komponentët kryesorë të këtij projekti. Projektet e financuara do të fokusohen në disa çështje të rëndësishme si:

  • Pjesëmarrja civile në përgatitjen e strategjive apo legjislacionit në luftën kundër korrupsionit në njësitë e qeverisjes vendore
  • Advokim për rritjen e transparencës së bashkive ndaj qytetarëve
  • Monitorimi nga Organizatat e Shoqërisë Civile i shërbimeve të njësive të qeverisjes vendore dhe shpenzimeve publike si dhe të procedurave me sektorin privat
  • Ndërgjegjësim i gjerë publik mbi denoncimin e korrupsionit

Grupet e synuara në projekt do të informohen dhe kontaktohen vazhdimisht mbi ecurinë e projektit duke synuar që ky të jetë një projekt sa më gjithëpërfshirës.