sqen

Rritja Profesionale dhe Organizative për Institutin e Kulturës Rome në Shqipëri për Shfrytëzimin e Perspektivave të Integrimit në BE-së për Përfshirjen e Romëve

Kohëzgjatja: 1 Tetor, 2013 deri 31 Tetor, 2014

Objektivi i përgjithshëm:

Ky projekt ka për qëllim të ofrojë rritje profesionale dhe organizative për Institutin e Kulturës Rome në Shqipëri dhe për të pajisur stafin e saj me një set të aftësive dhe kompetencave që mund të përdoren për të përfituar prej perspektivës së pranimit në BE për Shqipërinë me punën e tyre në promovimin, advokimin, zhvillimin e politikave dhe ofrimin e shërbimeve për komunitetet rome në Shqipëri.

Objektiva specifikë:

Objektivat specifike të projektit janë:

  • Hartimi i  kurrikulave të trajnimit dhe dhënia e moduleve të trajnimit bazuar në agjendën e zgjerimit të BE-së për Shqipërinë dhe nevojat e identifikuara nga të dy organizatat
  • Të sigurojë mbështetje në punë dhe trajnim të vazhdueshëm  për zhvillimin e projekt-propozimeve të financuara nga BE
  • Krijimi i  mundësive për IRCA-n për tu lidhur dhe bashkepunusr me BE-në dhe OSHC-të e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet rrjeteve të IDN-së

Aktivitete:

A.  Programi i trajnimit dhe ngritjes së kapaciteteve mbi:

1.      Menaxhim i Ciklit të Projektit

2.      Advokacia dhe Lobimi

3.      Ngritje fondesh

4.      Menaxhim OJF

5.      Planifikim Strategjik

6.      Menaxhim i Burimeve Njerëzore

7.      Menaxhimi financiar i projekteve të BE-së

8.      Bashkëpunimi dhe Rrjetëzimi

 

B.   Ekspertizë teknike në zhvillimin e së paku 2 propozimeve për projekt për Bashkimin Europian dhe organizimin e fushatës së advokacië dhe lobimit

C.  Mbledhje e përbashkët stafi për planifikim strategjik afatgjatë