Skip to content Skip to footer

Fokus grupe për “Ridimensionimin e Strukturave Komunitare”

 

Në vijim të takimit konsultativ pranë Kryesisë së Kuvendit, në kuadër të projektit “Ridimensionimi i Strukturave Komunitare” mbështetur nga USAID-PLGP Albania, Departamenti Qeverisja Vendore dhe Zhvillimi i Integruar (LGID) me grupin e tij të ekspertëve, zhvilloi gjashtë fokus grupe në zonat urbane dhe rurale në Shqipëri. Më datë 02.03.15 u zhvillua fokus grupi i parë në Durrës; më 09.03.15 në Tiranë; 11.03.15 në Lushnjë; 13.03.15 në Shkodër; 23.03.15 në Paskuqan; dhe 26.03.15 në Korçë. Fokus grupet patën pjesëmarrjen e të zgjedhurve vendorë dhe administratës, përfaqësues të komunitetit (kryetarë fshatrash), përfaqësues të komisioneve qytetare dhe ndërlidhës komunitarë. Qëllimi i diskutimeve në fokus grup ishte vlerësimi i situatës aktuale të strukturave komunitare në Shqipëri duke i parë në perspektivën rajonale e më gjerë dhe mundësia e integrimit të tyre si një kapitull i veçantë në ligjin e ri organik për Organizimin dhe Funksionimin e Qeverisjes Vendore.

IMG_2367IMG_2426IMG_2437IMG_2419IMG_2411