Skip to content Skip to footer

Kur “punë e mbarë” nuk nis mbarë | Prill 2019

Kur “punë  e mbarë” nuk nis mbarë

Autore: Rovena Sulstarova

Protestat e studentëve të mbajtura në dhjetorin e vitit të shkuar hapën një debat publik në lidhje me cilësinë e arsimit të lartë  dhe punësimin e studentëve të diplomuar në Shqipëri. “Pakti për Universitetin” ishte instrumenti i ofruar nga qeveria për zgjidhjen e kërkesat e studentëve, në përmbajtje të cilit janë një sërë aktesh nënligjore. Pjesë e këtij pakti, është edhe vendimi i Këshillit të Ministrave (VKM) nr. 766/2018 “Për punësimin e studentëve ekselentë në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, për vitin 2019”.  Kjo VKM u materializua me platformën “Punë të Mbarë”, e cila u mundëson punësim në administratën publike pa konkurrim atyre të rinjve që kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve (bachelor) ose masterin (profesional apo shkencor) me mesatare 9-10 të secilit prej cikleve të studimit. Euforia mediatike me të cilën filloi zbatimi i platformës mbuloi disi faktin se ajo po zbatohet në kundërshtim me një ligj themelor të administratës publike, pikërisht me atë që rregullon statusin e nëpunësit civil.

Ligji nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i hartuar në përputhje me rekomandimet e Komisionit Evropian dhe i miratuar edhe me konsensusin e opozitës, përcakton parimet, kriteret dhe procedurat e administrimit të shërbimit civil në Shqipëri. Vendimi i qeverisë, mbi të cilin funksionon platforma “Punë e mbarë”, bie ndesh me parimet kushtetuese dhe përcaktimet e bëra në ligjin për nëpunësin civil, për disa arsye.

  • Së pari, ky vendim anashkalon përcaktimet e bëra në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, në lidhje me procedurën e vendosjes së kritereve për vendet e punës të shpallura si edhe me procesin e rekrutimit me konkurs dhe të rregulluara me detaje me një tjetër VKM nr.
    buy ivermectin online buy ivermectin online no prescription

    143/2014. Përmbushja e kritereve për vend pune dhe zhvillimi i konkursit  janë detyrues për punësimin në funksione shtetërore, në frymën e ligjin për nëpunësin civil dhe në mbështetje të parimit të meritokracisë dhe profesionalizmit të sanksionuara nga ky ligj.

    buy valtrex online buy valtrex online no prescription

  • Në radhë të dytë, ky kriter nuk ofron dhënien e shanseve të barabarta për të gjithë studentët për të aplikuar për një vend pune dhe për të fituar ai që është më i miri. Kriteri i mesatares së lartë i vendosur nga kjo VKM, është diskriminues ndaj studentëve të cilët për shkak të kushteve të vështira ekonomike iu është dashur të punojnë për të përballuar tarifat e larta të shkollimit dhe, për rrjedhojë nuk kanë mundur të arrijnë një mesatare të lartë gjatë studimeve universitare.
  • Së treti, duke marrë parasysh problemet me të cilat përballet arsimi i lartë – ryshfeti, nepotizmi, mungesa e profesionalizmit – ka gjasa që kjo VKM t’i nxisë edhe më shumë, sepse studentët do të jenë të prirur të kërkojnë nota të larta të pamerituara. Në vend të forcimit të një sistemi meritokratik, vendimi i i qeverisë mund të japë efektin e kundërt. Vendosja e këtij kriteri “meritokracie” brenda një sistemi të arsimit të lartë në vend që ende ka një cilësi të diskutueshme është  jo-propocional.
  • Së fundi, punësimi i studentëve ekselentë në administratën shtetërore të shërbimit civil do të jetë për një periudhë 1-vjeçare. VKM-ja  nuk përcakton se çfarë do të bëhet me këtë kategori të punësuarish pas mbarimit të këtij afati, duke ofruar një zgjidhje një-vjeçare të problemit të punësimit të të rinjve. Nga ana tjetër, kjo bie ndesh me parimin e qëndrueshmërisë në detyrë të nëpunësit civil që është dhe një objektivat e Reformës në Administratë Publike.

Nisur nga sa më sipër, qeveria me gjithë vullnetin për të adresuar problemin e punësimit të  studentëve të diplomuar përmes këtij vendimi, vijon tendencën që për vendimmarrje të rëndësishme të ofrojë zgjidhje të përkohshme. Siç ndodh shpesh, administrata trajtohet si vend punësimi, në vend që qeveria të krijojë kushtet për zhvillimin ekonomik të vendit, prej të cilit hapen vende pune për studentë të kualifikuar në fusha të ndryshme. Zgjidhje të tilla që kapërcejnë ligje shumë të rëndësishme si ai në rastin konkret me ligjin për nëpunësin civil, sa thellojnë problemin dhe nuk i shërbejnë as studentëve as reformimit të administratës publike.

buy tadalafil online buy tadalafil online no prescription