Skip to content Skip to footer

Vlerësim i Policimit në Komunitet në Shqipëri 2007-2015

 

community police picVlerësim i Policimit në Komunitet në Shqipëri 2007-2015

Nëntë vjet nga miratimi i ligjit dhe strategjisë, si dhe me miratimin e strategjisë së re të policisë (2015-2020), nuk është bërë asnjë vlerësim i pavarur për punën e Policisë së Shtetit dhe Institucioneve të Qeverisjes Vendore (IQV) në përpjekje për të krijuar një bashkëpunim të konsoliduar dhe të ndërvarur: si janë trajtuar problemet dhe shqetësimet e komuniteteve vendore në mënyrë institucionale në sistemin e policimit, a kanë qenë efektivë mekanizmat e përzgjedhur në forcimin e këtij bashkëpunimi dhe deri në ç’masë është krijuar ky bashkëpunim si dhe kush kanë qenë problemet kryesore të cilat e kanë frenuar procesin.

Përkundrejt këtij konteksti, ky studim synon të kontribuojë në përpjekjet për të vlerësuar zbatimin e Policimit në Komunitet. Studimi përqendrohet si në vlerësimin e proceseve të ndërveprimit të Policisë së Shtetit dhe IQV-ve ashtu edhe te rezultati i këtij bashkëveprimi, d.m.th., strategjitë vjetore të policisë në qark. Si proceset ashtu edhe rezultatet shqyrtohen në aspektin sasior dhe cilësor.

Klikoni për të shkarkuar variantin Anglisht dhe Shqip të studimit.