sqen

Ndërtimi i Integritetit Policor në Shqipëri

UntitledDepartmenti: CESA

Kohëzgjatja: Korrik 2013Dhjetor 2014

Donator: Programi MATRA, Ambasada Hollandeze në Shqipëri

Korrupsioni në polici dhe integriteti i dobët i shërbimit është kthyer në një shqetësim serioz me pasoja direkte mbi sigurinë e qytetarëve dhe respektimin e të drejtave të njeriut, performancën institucionale në parandalimin dhe uljen e krimit dhe në fund të fundit mbi zbatimin e ligjit në vend. Për të adoptuar masa efektive antikorrupsion dhe masa të përshtatshme të ndërtimit të integritetit lipset të zotërojmë njohuritë dhe faktet e nevojshme rreth niveleve dhe formave të korrupsionit si edhe të faktorëve që  e nxisin korrupsionin.

Ky projekt synon të ofrojë produkte të hartuara specifikisht për Policinë e Shtetit Shqiptar në kuadër të politikave të qëndrueshme anti-korrupsion dhe instrumenteve të forcimit të integritetit. IDM do të gjenerojë një vlerësim gjithëpërfshirës të korrupsionit në polici në Shqipëri që do të përdoret si një burim strategjik për adoptimin e masave adekuate antikorrupsion dhe të integritetit. Nisma synon të forcojë luftën kundër korrupsionit duke adresuar mungesën e evidencave dhe të dhënave mbi këtë dukuri në Policinë e Shtetit dhe përmirësimin e mekanizmave ligjorë, politikave dhe kuadrit të integritetit policor. Projekti do të përmirësojë përgjigjen e Policisë së Shtetit ndaj fenomenit të korrupsionit në shërbim nëpërmjet masave kontekstuale që do të gjenerohen për të përforcuar integritetin policor dhe qasjen ndaj përpjekjeve antikorrupsion.