sqen

IDM prezanton komente mbi Road Map-in e Shqipërisë për prioritetet kyçe në mbledhjen e KPIE

IDM prezanton komente mbi Road Map-in e Shqipërisë për prioritetet kyçe në mbledhjen e KPIEKomisioni Parlamentar i Integrimit Evropian

Gjergji Vurmo, Drejtor Programi dhe ekspert për çështje të integrimit evropian, prezantoi sot në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Integrimit Europian (KPIE) komentet dhe sugjerimet e IDM-së në lidhje me pesë prioritetet e vendit, si kusht për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE. Në kontekstin e këtyre prioriteteve dhe të Dialogut të Nivelit të Lartë mes Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, Qeveria ka hartuar një Road Map dhe është angazhuar të konsultojë shoqërinë civile dhe aktorë të tjerë jo-shtetërorë. Dokumenti, aktualisht nën shqyrtim nga Komisioni Parlamentar, përcakton masat dhe veprimet konkrete në fushat e reformave të administratës publike, gjyqësorit dhe anti-korrupsionit, të drejtave të njeriut, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Për më shumë informacion, lexoni procesverbalin e Komisionit Parlamentar të Integrimit Evropian (datë 5 Mars 2014) në adresën http://www.parlament.al/web/Procesverbalet_10048_1.php.