Skip to content Skip to footer

Zhvillimi i një vlerësimi të gatishmërisë për prezantimin e qasjes menaxheriale të MBR-së në njësitë e qeverisjes vendore

Departament: LGID
When: 1 Tetor, 2010 to 1 Tetor, 2011
Project Description: 

Donator: Balkan Trust for Democracy (BTD)

Zonat:  Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Pogradec, Shijak, Librazhd dhe Rrëshen

Vetë menaxhimi i Bashkive në Shqipëri është një risi dhe si e tillë përfaqëson një sfidë për ata udhëheqës të cilët po ravijëzojnë imazhin e tyre në sytë e qytetarëve/ Prandaj, duke marrë në konsideratë nevojën për përfshirjen dhe implementimin e një qasjeje menaxheriale në nivel bashkie dhe këshilli bashkiak, IDN-ja ka filluar hapat e parë kundrejt këtij procesi duke zhvilluar një vlerësim të gatishmërive për MBR-në me stafin e Bashkive të Rrëshenit, Shkodrës, Lezhës, Durrësit, Vlorës, Gjirokastrës, Shijakut, Pogradecit dhe Librazhdit.
Ky projekt, mbështetur nga Balkan Trust for Democracy (BTD) filloi në tetor 2010 me synim për të përmirësuar kulturën menaxheriale të administratës vendore shqiptare, kapacitetet dhe aftësitë e saj me anë të rritjes së ndërgjegjësimit dhe prezantimit të qasjes së MBR-së si një mjet i ri dhe efikas. Gjatë kësaj periudhe, ekspertët e IDN-së kanë hartuar dhe zhvilluar një pyetësor me 270 pjesëtarë të administratës, anëtarë të këshillave bashkiakë, dhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe agjencive të zbatimit të ligjit në nivel vendor me qëllim vlerësimin e kapaciteteve menaxheriale të Bashkive. Këto të dhëna do të përbëjnë bazën për ndërmarrjen e një Raporti për Vlerësimin e Gatishmërisë i cili do të jetë i disponueshëm në fund të muajit shkurt.