Skip to content Skip to footer

Zhvillimi i Demokracisë së Bazave

Departament: LGID
When1 Qershor, 2002 to 31 Maj, 2003
Project Description: 

Zonat: Bajram Curri, Laç

Donatorët: Ambasada e ShBA, programi EIDHR i Delegacionit të BE-së

Me anë të takimeve publike në tre lagje të Bajram Currit dhe në tre të tjera të Laçit, IDN-ja mbështetur nga bashkitë përkatëse, inkurajoi një proces të zgjedhjes së nga qytetarët të Grupeve me Bazë Komunitare në secilën zonë. Gjatë projektit, anëtarët e komunitetit patën mundësinë të trajnoheshin dhe të shndërronin problematikat e tyre në projekte, të pajiseshin me aftësi, njohuri dhe me mjetet për të punuar së bashku për të ndryshuar jetët e tyre si dhe të kuptonin rëndësinë e rolit të komunitetit në proceset e zhvillimit. Me bashkëpunimin e donatorëve kryesorë dhe të Dhomës së Tregtisë Tiranë, GBK-të në të dy qytetet ndërmorën mini-projekte zhvillimi për lagjet e tyre. Vite më pas, produktet e këtyre mini-projekteve që u realizuan me bashkë financim dhe me veprimtari vullnetare të anëtarëve të komunitetit ende janë të ruajtur mirë dhe çmohen prej qytetarëve.

buy albuterol online buy albuterol online generic

Marrëveshjet e partneritetit ndërmjet GBK-ve dhe forumeve qytetare të secilës prej zonave me kryetarët e Bashkive të Bajram Currit dhe Laçit ishin efektivë edhe pas përfundimit të projektit.

buy tadalista online buy tadalista online generic

Bazuar në modelet pozitive të fuqizimit të komunitetit dhe të partneritetit të qeverisjes vendore me Grupet me Bazë Komunitare në këto zona, IDN-ja po ndërmerr një strategji të mirëorganizuar me karakter kombëtar për të përforcuar, replikuar dhe reformuar bashkëpunimin komunitet-qeverisje vendore. Strategjia jonë e përmirësimit të qeverisjes dhe e shtimit të pjesëmarrjes qytetare dhe aktivizmit në proceset vendimmarrëse është e bazuar gjerësisht në këto eksperienca dhe partneritete.

buy priligy online buy priligy online generic