sqen

Transparenca dhe Llogaridhënia në Nivelin e Qeverisjes Vendore | Raport monitorimi

Raport monitorimi “Transparenca dhe Llogaridhënia në Nivelin e Qeverisjes Vendore”

Një vlerësim krahasues i Programeve të Transparencës në 12 bashki të vendit

 

Mars 2021 – Qëllimi kryesor i këtij raporti është vlerësimi i transparencës proaktive të 12 bashkive qendër qarku (Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Vlorë, Korçë dhe Gjirokastër), përmes monitorimit të Programeve të Transparencës. Gjetjet dhe rekomandimet e këtij raporti monitorues synojnë të nxisin më tej organet e pushtetit vendor për të rritur nivelin e transparencës përmes publikimit proaktiv të informacionit.

Klikoni për të shkarkuar raportin e plotë në anglisht dhe shqip

Për më shumë shikoni videon ndërgjegjësuese për monitorimin e Programit të Transparencës në nivel vendor. 

Ky raport është hartuar në kuadër të projektit “Monitorimi Qytetar i Transparencës dhe Llogaridhënies në nivelin e qeverisjes vendore”, i cili zbatohet nga IDM dhe mundësohet nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).