Skip to content Skip to footer

THIRRJE PËR PJESËMARRËS: “TRAJNIME MBI POLITIKAT E PARANDALIMIT TË PASTRIMIT TË PARAVE”

THIRRJE PËR PJESËMARRËS: “TRAJNIME MBI POLITIKAT E PARANDALIMIT TË PASTRIMIT TË PARAVE

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim po organizon një cikël trajnimesh njëditore mbi politikat kundër pastrimit të parave (AML/CFT) me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile. Dy trajnimet e para do të zhvillohen në datat 16 dhe 21 dhjetor, nga ora 9:00 – 16:00, në Hotel Tirana International, Blue Room, me 20 përfaqësues të OSHC-ve me qendër në Tiranë.

Trajnimet do të trajtojnë kuadrin legjislativ dhe institucional në Shqipëri, detyrimet e organizatave të shoqërisë civile sipas legjislacionit të parandalimit të pastrimit të parave dhe respektimin e rekomandimeve specifike të Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF).

Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatën e pjesëmarrjes, të ofruar nga American Bar Association – Rule of Law Initiative dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.

Regjistrimi paraprak është i detyrueshëm për shkak të numrit të kufizuar të pjesëmarrësve. Ju lutemi përdorni lidhjen e mëposhtme për të kryer regjistrimin dhe për të caktuar datën tuaj të preferuar.

Afati i fundit i regjistrimit është data 14 dhjetor 2021.

https://forms.gle/8cwsqRskFdZAzn7p6

Sesionet e trajnimit zhvillohen në kuadër të projektit “Mbështetja e luftës kundër pastrimit të parave në Shqipëri”, zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim me mbështetjen e Departamentit të Shtetit të SHBA-së nëpërmjet American Bar Association – Rule of Law Initiative.

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni Daniel Prroni: [email protected]

*Aktiviteti do të organizohet në përputhje të plotë me protokollet kombëtare të shëndetit dhe sigurisë në lidhje me pandeminë Covid-19.