APLIKO TANI – BAT Monitor
Projekti BAT Civil Society shpall thirrjen për ndarje të granteve të vogla që synon të mbështesë organizatat e shoqërisë civile për të garantuar rolin e tyre mbikëqyrës në fushën e llogaridhënies dhe transparencës buxhetore në nivel lokal dhe kombëtar në Shqipëri.
Objektivat e skemës së nën-granteve janë: (a) të fuqizojë dhe të mbështesë shoqërinë civile për të monitoruar dhe vlerësuar ciklin buxhetor të agjencive të qeverisjes vendore dhe qendrore, të forcojë transparencën buxhetore, përgjegjshmërinë dhe pjesëmarrjen, dhe të promovojë buxhetimin gjinor dhe financimin e masave ndaj ndryshimeve klimatike; dhe (b) të fuqizojë dhe mbështesë iniciativat dhe sinergjitë e medias investigative dhe akademisë për të ekspozuar faktorët dhe praktikat që pengojnë llogaridhënien buxhetore dhe transparencën të institucioneve shtetërore.
BAT MONITOR, dedikuar OShC-ve, do mbështesë deri në 15 grante me vlerë deri në 10,000 EUR secili, me qëllim për të fuqizuar OShC-të për të monitoruar, vlerësuar, promovuar pjesëmarrjen e publikut dhe kryerjen e aktiviteteve që forcojnë llogaridhënien dhe transparencën buxhetore në organet publike.
Aplikantët duhet të dorëzojnë propozimin e tyre (formularin e aplikimit dhe buxhetin) dhe dokumentet e kërkuara me e-mail në [email protected] dhe Cc [email protected]. Subjekti i email-it duhet të jetë “Aplikim BAT-Monitor – (Emri i aplikantit)”
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 15 dhjetor 2023.
Thirrja e plotë për aplikim dhe të gjitha dokumentet përkatëse janë në dispozicion për shkarkim më poshtë.
BAT Monitor – Guidelines for Applicants
Annex 1_BAT Monitor – Project Proposal Template
Annex 2_BAT Monitor – Budget Template