Skip to content Skip to footer

Megi Reçi

Oficere Programi / Hulumtuese

Address: Shenasi Dishnica, Nd. 35, H. 1, 1017, Tirana, Albania

Megi Reçi është oficere e programit të hapësirës civile dhe hulumtuese.

Gjatë punës së saj në IDM, ajo ka mbuluar projekte në lidhje me integritetin dhe transparencën e administratës publike, anti-korrupsionin, pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrje, qëndrueshmërinë e shoqërisë civile, qeverisjen e sektorit të sigurisë kibernetike dhe të drejtat e njeriut.

Para se t’i bashkohej ekipit të IDM-së, ajo ka punuar për një organizatë ndërkombëtare në fushën e advokacisë për të drejtat e njeriut dhe është angazhuar në projekte të ndryshme në mbështetje të mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve në Shqipëri dhe Ballkanin Perëndimor. Përveç kësaj, ajo është angazhuar në konsulenca dhe projekte të ndryshme kërkimore në fushën e anti-diskriminimit, lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit.  Megi është gjithashtu kontribuese vjetore në disa studime globale mbi barazinë gjinore dhe gjendjen e demokracisë dhe anëtare e Rrjetit Kërkimor për Sigurinë Kibernetike në Ballkanin Perëndimor

Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Drejtësisë dhe ka titullin Master Shkencor në të Drejtën Publike. Përveç kësaj, ajo ka përfunduar Fellowshipin e Benjamin Franklin në Universitetin e Wake Forest në Amerikë dhe ka marrë trajnime në çeshtje ligjore nga disa universitete europiane.

Megi flet rrjedhshëm anglisht dhe italisht dhe ka njohuri bazë të spanjishtes.

 

Publikime të zgjedhura:

Reçi, M., Kelmendi, S (2022) Tejkalimi i hendekut mes sigurisë kibernetike dhe të drejtave të njeriut. Qendra e Gjenevës për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë

Reçi, M., Prroni, D (2022) Indeksi i Qëndrueshmërisë së Organizatave të Shoqërisë Civile 2021. USAID.

Reçi, M (2022) Angazhimi qytetar në veprimtarinë parlamentare. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim

Reçi, M (2022) Mbikëqyrja parlamentare. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim

Reçi, M., Kuçi, B (2022) Raport për vlerësimin e nevojave në lidhje me procesin e konsultimit publik në institucionet e qeverisjes qendrore. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim

Reçi, M., Totoni, L (2022) Plani i Integritetit, Bashkia Roskovec 2023-2026

Sulstarova, R., Reçi, M (2022) Plani i Integritetit, Bashkia Maliq 2022-2025

Sulstarova, R., Reçi, M (2022) Plani i Integritetit, Bashkia Pogradec 2022-2025

Reçi, M., Angjeli, D (2021) Konsultime publike sa për formalitet – mundësuesit, pasojat, zgjidhjet? Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim / WeBER 2.0.

Reçi, M. Xhaho, A (2021) Raport Monitorimi: Transparenca dhe Llogaridhënia në Nivelin e Qeverisjes Vendore. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim

Sulstarova, R., Reçi, M (2021), Raport vlerësimi për zbatimin e Planeve të Integritetit në nivel vendor.

Matlija, D., Dule, I., Laçi, V., Reçi, M (2021) Udhërrëfyesi për në BE: Avancimi i të drejtave procedurale në Shqipëri. Fair Trials.

Krasniqi, A., Metalla, A., Bozo, A.,  Likmeta, B., Skendaj, E., Cukaj, I., Voko, K., Reçi, M., Shehu, R (2021) Vlerësimi i të Drejtave të Njeriut dhe Shtetit të së Drejtës teksa Shqipëria kryeson OSBE-në. Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Reçi, M. (2021) A ka rëndësi vota e rinisë në Shqipëri?. Kosovo 2.0

Reçi, M. (2021) Zgjedhje në kohë pandemie – Çfarë kemi mësuar?. Eurospeak

Reçi, M. Kurti, T. Cakaj, E. Dida, E (2021) Të drejtat e njeriut dhe teknologjia. ILRG

Reçi, M. (2020) Një përmbledhje e mënyrës se si Shqipëria po i përgjigjet krizës COVID-19. Fair Trials

Reçi, M. (2020) Ndryshimet ligjore mbi abortin në Poloni, zhvillimet globale dhe regresi i të drejtave të grave. Eurospeak

Reçi, M. (2020) A janë të mbrojtura jetët e shqiptarëve?. Kosovo 2.0