Ky studim fokusohet në tri partitë politike kryesore në Shqipëri, Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Ai ka si objektiv të masë demokracinë e brendshme në parti (DBP) tek partitë politike në Shqipëri dhe të nxjerrë në pah si e kuptojnë anëtarët e partisë atë. DBP kuptohet dhe zbërthehet në kategori dhe nën-kategori, në mënyrë që partitë në veçanti dhe të gjithë aktorët e interesuar në fushën e partive politike dhe demokracisë të mund të kuptojnë se në cilin komponent të DBP-së janë më mirë partitë dhe ku janë më keq. Kështu studimi gjeneron të dhëna të verifikuara dhe rekomandime për përmirësimin e DBP-së së partive politike në Shqipëri.
DBP matet në dy dimensione: gjithëpërfshirja dhe decentralizimi. Analiza bazohet në të dhëna parësore dhe dytësore. Analiza përmbajtjësore e statuteve të partive fokusohet veçanërisht në matjen e DBP-së, ndërsa grupet e fokusuara me rreth 200 anëtarë partish dhe intervistat me zyrtarë të rangut të lartë të partive politike përdoren për të shqyrtuar rëndësinë dhe kuptueshmërinë që kanë anëtarët e partisë për DBP, si dhe për të vërtetuar gjetjet e analizës përmbajtësore.
Ky botim u bë i mundur falë mbështetjes financiare të Fondacionit Hans Seidel, Zyra për Shqipërinë.
Përmbajtja dhe informacioni në këtë botim janë përgjegjësi vetëm e autores. Opinionet e shprehura në këtë botim nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Fondacionit Hans Seidel.
Sharko studimin në shqip.
Shkarko studimin në anglisht.