
Ky studim hedh dritë mbi llojet e shkeljeve me të cilat përballen gratë mbrojtëse të të drejtave të njeriut në hapësirën kibernetike në Shqipëri, duke analizuar nën një lente gjinore mënyrën sesi gratë i perceptojnë këto shkelje, motivet dhe ndikimin e tyre, si dhe efektivitetin e mekanizmave të reagimit e raportimit. Studimi gjithashtu eksploron se cilat sjellje në internet konsiderohen kërcënuese prej grave aktiviste dhe se si ato vlerësojnë nivelin e kërcënimit në internet kur vendosin nëse do t’i raportojnë ato ose jo. Për të identifikuar hapësira për ndërhyrje, kërkimi mat gjithashtu ndërgjegjësimin e grave aktiviste për të drejtat e tyre dixhitale dhe sigurinë në internet.
Ky kapitull për Shqipërinë është pjesë e një botimi më të gjerë rajonal i cili mbulon gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe është kryer nga Rrjeti Kërkimor i Sigurisë Kibernetike në Ballkanin Perëndimor.
Shënim: Pikëpamjet dhe përfundimet e shprehura në këtë studim janë të autorëve dhe Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e DCAF dhe FCDO. Të drejtat e autorit mbi këtë botim i përkasin vetëm IDM-së. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të riprodhohet apo transmetohet në çfarëdo lloj forme ose me çfarëdo lloj mjeti pa lejen paraprake me shkrim të IDM-së.