Skip to content Skip to footer

Indeksi i Integritetit të Zgjedhjeve

indeksi zgjedhjeve

Indeksi i Integritetit të Zgjedhjeve (IIZ) është një vlerësim i cilësisë së zgjedhjeve nga organizatat e shoqërisë civile (OSHC) Shqiptare. IIZ synon të kontribuojë në përmirësimin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe fuqizojë përfshirjen e shoqërisë civile në proceset demokratike në vend. Në zgjedhjet e fundit vendore OSHC-të u përfshinë në një sërë aktivitetesh monitoruese, vlerësuese dhe advokimi, duke e rritur ndjeshëm aktivizmin e tyre.

Në këtë mënyrë OSHC-të morën një përgjegjësi dhe rol më të madh në përpjekjet për përmirësimin e procesit zgjedhor dhe për konsolidimin e demokracisë në vend. IIZ vlerësoi zgjedhjet vendore të 21 Qershorit 2015 duke u mbështetur kryesisht në raporte të vëzhgimit të zgjedhjeve të përgatitura nga OSHC-të Shqiptare.

Download