Donatorët dhe Partnerët: CEI, DCAF, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Qendra Ndërkombëtare për Studimet e Detit të Zi, UNITAR POCI, Start Siccureza dhe bizneset shqiptare.
Me iniciativën e saj si edhe për të theksuar i aktivitetin të saj suksesshëm për vitin 2008, Qendra për Çështje Evropiane dhe të Sigurisë e Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDN) me mbështetjen e Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI) ka përfunduar me sukses Shkollën e Parë Verore mbi Studimet e Sigurisë (RSS 2008), e cila u zhvillua në ambientet e Komandës së Bashkuar të Forcave të Armatosura në Durrës, Shqipëri në datat 8-19 shtator 2008. Me anë të këtij projekti intensiv dy-javor të hartuar si një proces i vazhdueshëm të mësuari me anë të instrumenteve që variojnë që nga modulet në klasë e deri tek leksionet për hartimin e rasteve studimore, IDN synoi që të krijonte një mjedis akademik i cili do të pajiste studiuesit dhe praktikantët nga Evropa të interesuar në çështjet e sigurisë në Evropën juglindore me një perspektivë të përditësuar të sfidave bashkëkohore të sigurisë.
Lista e pjesëmarrësve të ShVSS-së përfshin studentë të nivelit të parë dhe të dytë të arsimit të lartë, zyrtarë të mesëm dhe të lartë të sektorit të sigurisë si dhe stafin e korporatave të sektorit të sigurisë nga njëmbëdhjetë vende ballkanikë dhe evropianë si Shqipëria, Kroacia, Maqedonia, Franca, Gjermania, Italia, Kosova, Austria, Serbia, Sllovakia dhe Turqia. ShVSS-ja kërkonte njohurinë dhe ekspertizën e akademikëve kombëtarë, rajonalë dhe ndërkombëtarë, zyrtarëve të lartë dhe lektorëve nga Evropa dhe Amerika e Veriut të cilët mbështetën IDN-në në këtë iniciativë.
Qëllimi kryesor nuk ishte vetëm të instruktoheshin pjesëmarrësit e shkollës së verës , por gjithashtu rritja e kapaciteteve të tyre për të kuptuar më mirë sfidat e sigurisë ballkanike, evropiane dhe globale nëpërmjet pesë kurseve të fokusuar në: Prezantimin e Studimeve të Sigurisë dhe të Sigurisë Njerëzore, Studime dhe Analiza në fushën e studimeve të Sigurisë, Sigurinë në Ballkan dhe Rolin e Integrimit Euro-Atlantik; Terrorizmin Global; Ruajtjen e Paqes dhe Zgjidhjen e Konflikteve Ndërkombëtarë.