Kohëzgjatja: 1 Tetor, 2013 deri 31 Tetor, 2014
Objektivi i përgjithshëm:
Ky projekt ka për qëllim të ofrojë rritje profesionale dhe organizative për Institutin e Kulturës Rome në Shqipëri dhe për të pajisur stafin e saj me një set të aftësive dhe kompetencave që mund të përdoren për të përfituar prej perspektivës së pranimit në BE për Shqipërinë me punën e tyre në promovimin, advokimin, zhvillimin e politikave dhe ofrimin e shërbimeve për komunitetet rome në Shqipëri.
Objektiva specifikë:
Objektivat specifike të projektit janë:
- Hartimi i kurrikulave të trajnimit dhe dhënia e moduleve të trajnimit bazuar në agjendën e zgjerimit të BE-së për Shqipërinë dhe nevojat e identifikuara nga të dy organizatat
- Të sigurojë mbështetje në punë dhe trajnim të vazhdueshëm për zhvillimin e projekt-propozimeve të financuara nga BE
- Krijimi i mundësive për IRCA-n për tu lidhur dhe bashkepunusr me BE-në dhe OSHC-të e Ballkanit Perëndimor nëpërmjet rrjeteve të IDN-së
Aktivitete:
A. Programi i trajnimit dhe ngritjes së kapaciteteve mbi:
1. Menaxhim i Ciklit të Projektit
2. Advokacia dhe Lobimi
3. Ngritje fondesh
4. Menaxhim OJF
5. Planifikim Strategjik
6. Menaxhim i Burimeve Njerëzore
7. Menaxhimi financiar i projekteve të BE-së
8. Bashkëpunimi dhe Rrjetëzimi
B. Ekspertizë teknike në zhvillimin e së paku 2 propozimeve për projekt për Bashkimin Europian dhe organizimin e fushatës së advokacië dhe lobimit
C. Mbledhje e përbashkët stafi për planifikim strategjik afatgjatë