Tryezë Diskutimi
Progresi në Zbatimin e Reformës në Administratën Publike: Gjetjet e monitorimit WeBER për Shqipërinë
11 dhjetor 2018, Hotel Tirana International, Salla Metropol
Reforma në Administratën Publike (RAP) përbën një nga fushat themelore të reformimit në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhë progresi në këtë drejtim monitorohet dhe vlerësohet rregullisht nga Komisioni Evropian. Megjithatë, duke qenë se mekanizmat për të siguruar qëndrueshmërinë e reformës post-anëtarësimit mbeten të kufizuara, rritja e pjesëmarrjes së shoqërisë civile dhe medias në RAP si dhe forcimi i demokracisë më pjesëmarrje në nivel qendror dhe vendor mbeten thelbësore në këtë aspekt. Bazuar në këtë racionale, gjatë tre vitevë të fundit, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në bashkëpunim me organizatat e tjera anëtare të rrjetit rajonal “Think for Europe” ka zbatuar projektin “WeBER – Mundësimi i vendeve të BP për Monitorimin e RAP nga Shoqëria Civile” financuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkë-financuar nga Mbretëria e Holandës.
Në këtë kontekst, kjo Tryezë Diskutimi ka për qëllim të prezantojë gjetjet e valës së parë të monitorimit të WeBER për Shqipërinë, si dhe të ofrojë perspektivën rajonale se ku qëndron Shqipëria në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Qasja monitoruese e WeBER e bazuar në një metodologji të përbashkët rajonale, synon të sjellë reformën më pranë publikut duke u fokusuar veçanërisht në aspektet e RAP-it me më shumë rëndësi për shoqërinë civile. Ajo orientohet nga Parimet e Administratës Publike të SIGMA-s, duke i vlerësuar nga pikëpamja e një metodologjie të pavarur përmes 23 indikatorëve kompleksë. Mund të lexoni më shumë mbi metodologjinë këtu: http://www.par-monitor.org/pages/par-monitor-methodology
RSVP at [email protected]
PROGRAMI |
|
19:30 – 10:00 | Fjala hapëse
|
10:00 – 10:20 | Prezantimi i gjetjeve kryesore nga PAR Monitor për Shqipërinë
|
10:20 – 11:10 | Sfidat në zbatimin e Reformës në Administratën Publike në Shqipëri
|
11:10 – 11:30 | Diskutim i hapur |