Regjistrimi i Markës Tregtare: Hapja e Rrugës drejt Promovimit dhe Mbrojtjes së Produkteve Vendore në Rajonin Ndërkufitar

Departament: LGID
When: 25 Prill, 2012 to 24 Korrik, 2013
Project Description: 

 

Ky projekt zbatohet njëkohësisht në dy shtetet fqinje Shqipëri dhe ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, respektivisht nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Qendra- Argitra Vizion në Shqipëri dhe nga Qendra për Zhvillimin e Qëndrueshëm – ALKA dhe Qendra Ekologjike për të Rinj Rekanski Biser-Rostuse në IRJ Maqedoni. Projekti  financohet nga fondet e Bashkimit Evropian në kuadrin e Programit për Bashkëpunimin Ndërkufitar (CBC) Shqipëri-IRJ Maqedoni 2007-2013 Instrumenti për Ndihmën e para-Aderimit (IPA), Komponenti i II-të.

Objektivi i Përgjithshëm:

Të kontribuojë për zhvillimin ekonomik rural në zonën ndërkufitare duke nxitur regjistrimin e markave tregtare për produktet vendore

Objektiva Specifikë:

  1. Zbatimi i kuadrit menaxhues dhe planifikues për proceset e regjistrimit të markave tregtare dhe konservimit të produkteve vendorë në zonat ndërkufitare.
  2. Rritja e kapaciteteve të zonave ndërkufitare të synuara për menaxhimin e proceseve të regjistrimit të markave tregtare të produkteve.
  3. Vendosja e bashkëpunimit ndërkufitar dhe koordinimit të kanaleve të komunikimit ndërkufitar që lidhen me promovimin e produkteve vendorë

Rezultatet e Pritshme:

  • Zhvillimi i bashkëpunimit, njohurisë dhe shkëmbimit të përvojave që lidhen me markën tregtare në zonat e bashkëpunimit ndërkufitar;
  • Nxitja e koordinimit të mekanizmave të aplikuar dhe të procedurave të planifikimit për markën tregtare të produkteve ndërmjet të gjithë aktorëve;
  • Rritja e ndërgjegjësimit të aktorëve kryesorë për legjislacionin e BE-së dhe atë kombëtar, potencialet dhe burimet vendore për fillimin e regjistrimit të markës tregtare të produkteve;
  • Rritja e kapaciteteve, performancës dhe njohurive të aktorëve përkatës për fillimin e regjistrimit të markës tregtare të produkteve
  • Ndërmarrja e veprimeve të përbashkëta vendore për nismat model që mbështesin regjistrimin e markës tregtare të produkteve.

Aktivitetet e Projektit:

 

  • Përgatitja dhe zhvillimi i takimeve dhe veprimeve paraprakë dhe zhvillimi i një plani operacional
  • Përgatitja dhe zhvillimi i seminareve: Zhvillimi dhe  shpërndarja e guidave ‘one stop” dhe i materialeve promovues
  • Zhvillimi i programeve për dy trajnime të ndara në rajonet ndërkufitarë të IRJ Maqedonisë dhe Shqipërisë
  • Përgatitja dhe zhvillimi i seminareve për shkëmbimin e përvojave
  • Ndërmarrja e veprimeve vendore të përbashkëta mbi nismat model që mbështesin regjistrimin e markave tregtare të produkteve vendore

 

Zona e synuar:

  1. Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë: Rajoni veri-perëndimor i  Pollogut me Bashkitë e Gostivarit dhe Mavrovo / Rostuse- 88.000 banorë
  2. Shqipëri- Qarku Dibër (Komunat Maqellarë, Melan, Tomin, Kastriot, Sllovë, Kala e Dodës) 40 000 banorë

Përfituesit:

Autoritetet vendore të Bashkive Gostivar dhe Mavrovo/Rostuse dhe ato të komunave Maqellarë, Melan, Tomin, Kastriot, Sllovë, Kala e Dodës, Organizatat e ekonomisë vendore, shoqatat e fermerëve, ndërmarrjet e vogla, Qendra për Zhvillimin e Planifikimit të Rajonit të Pollogut, OShC-të dhe popullsia në komunat rurale në zonat e bashkëpunimit ndërkufitar.