Skip to content Skip to footer

Parandalimi i radikalizmit fetar midis të rinjve

Departamenti: RDC

Kohëzgjatja: tetor 2014 – Mars 2016

Pershkrimi i projektit

Në tetor 2014, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) nisi projektin “Parandalimi i radikalizmit fetar midis të rinjve”, një iniciative 18-mujore e mbeshtetur nga Ambasada e SHBA në Tiranë. Projekti vjen si një përgjigje ndaj rasteve dhe raportimeve ne media që sinjalizojnë një risk të lartë të radikalizmit dhe manipulimit të disa kategorive të margjinalizuara të qytetarëve në zona të pazhvilluara të Shqipërisë, nëpërmjet keqpërdorimit të dogmave fetare. Objektivi kryesor i kësaj iniciative është të vlerësojë risqet dhe faktorët kryesorë të radikalizmit potencial, të adresojë sfidat socio-ekonomike dhe të parandalojë risqet e radikalizmit (me bazë fetare) midis të rinjve dhe familjeve të reja që përballen me sfida të vështira socio-ekonomike në zona periferike të qarqeve të Korcës, Elbasanit, Dibrës dhe Kukësit. Projekti bazohet tek një qasje gjithpërfshirëse, duke u mbështetur në shkëmbimet dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me komunitetet fetare, pushtetin vendor, organizatat rinore, institucionet arsimore dhe strukturat e tjera shtetërore, si dhe aktorë jo-shtetërorë. Një raport paraprak, i konceptuar si guide për grupin e hulumtuesve të projektit, u finalizua në fund të 2014, ndërsa ka fulluar puna për hartimin e një harte të detajuar të risqeve të radikalizmit dhe faktorëve kryesorë të ekstremizmit të dhunshëm në zonat e targetuara. Bazuar në gjetjet e raportit, projekti do të zhvillojë një sërë aktivitetesh në nivel komunitar për  t’iu përgjigjur nevojave të grupeve të targetuara, sikurse advokim me qëllim përmirësimin e mekanizmave parandalues nga aktorët shtetërorë dhe jo-shtetërorë.