Ky projekt zbatohet njëkohësisht në dy shtetet fqinje Shqipëri dhe ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, respektivisht nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Qendra- Argitra Vizion në Shqipëri dhe nga Qendra për Zhvillimin e Qëndrueshëm – ALKA dhe Qendra Ekologjike për të Rinj Rekanski Biser-Rostuse në IRJ Maqedoni. Projekti financohet nga fondet e Bashkimit Evropian në kuadrin e Programit për Bashkëpunimin Ndërkufitar (CBC) Shqipëri-IRJ Maqedoni 2007-2013 Instrumenti për Ndihmën e para-Aderimit (IPA), Komponenti i II-të.
Objektivi i Përgjithshëm:
Të kontribuojë për zhvillimin ekonomik rural në zonën ndërkufitare duke nxitur regjistrimin e markave tregtare për produktet vendore
Objektiva Specifikë:
- Zbatimi i kuadrit menaxhues dhe planifikues për proceset e regjistrimit të markave tregtare dhe konservimit të produkteve vendorë në zonat ndërkufitare.
- Rritja e kapaciteteve të zonave ndërkufitare të synuara për menaxhimin e proceseve të regjistrimit të markave tregtare të produkteve.
- Vendosja e bashkëpunimit ndërkufitar dhe koordinimit të kanaleve të komunikimit ndërkufitar që lidhen me promovimin e produkteve vendorë
Rezultatet e Pritshme:
- Zhvillimi i bashkëpunimit, njohurisë dhe shkëmbimit të përvojave që lidhen me markën tregtare në zonat e bashkëpunimit ndërkufitar;
- Nxitja e koordinimit të mekanizmave të aplikuar dhe të procedurave të planifikimit për markën tregtare të produkteve ndërmjet të gjithë aktorëve;
- Rritja e ndërgjegjësimit të aktorëve kryesorë për legjislacionin e BE-së dhe atë kombëtar, potencialet dhe burimet vendore për fillimin e regjistrimit të markës tregtare të produkteve;
- Rritja e kapaciteteve, performancës dhe njohurive të aktorëve përkatës për fillimin e regjistrimit të markës tregtare të produkteve
- Ndërmarrja e veprimeve të përbashkëta vendore për nismat model që mbështesin regjistrimin e markës tregtare të produkteve.
Aktivitetet e Projektit:
- Përgatitja dhe zhvillimi i takimeve dhe veprimeve paraprakë dhe zhvillimi i një plani operacional
- Përgatitja dhe zhvillimi i seminareve: Zhvillimi dhe shpërndarja e guidave ‘one stop” dhe i materialeve promovues
- Zhvillimi i programeve për dy trajnime të ndara në rajonet ndërkufitarë të IRJ Maqedonisë dhe Shqipërisë
- Përgatitja dhe zhvillimi i seminareve për shkëmbimin e përvojave
- Ndërmarrja e veprimeve vendore të përbashkëta mbi nismat model që mbështesin regjistrimin e markave tregtare të produkteve vendore
Zona e synuar:
- Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë: Rajoni veri-perëndimor i Pollogut me Bashkitë e Gostivarit dhe Mavrovo / Rostuse- 88.000 banorë
- Shqipëri- Qarku Dibër (Komunat Maqellarë, Melan, Tomin, Kastriot, Sllovë, Kala e Dodës) 40 000 banorë
Përfituesit:
Autoritetet vendore të Bashkive Gostivar dhe Mavrovo/Rostuse dhe ato të komunave Maqellarë, Melan, Tomin, Kastriot, Sllovë, Kala e Dodës, Organizatat e ekonomisë vendore, shoqatat e fermerëve, ndërmarrjet e vogla, Qendra për Zhvillimin e Planifikimit të Rajonit të Pollogut, OShC-të dhe popullsia në komunat rurale në zonat e bashkëpunimit ndërkufitar.