Skip to content Skip to footer

Konferenca Kombëtare “Radikalizmi fetar dhe ekstremizmi i dhunshëm në Shqipëri”

Tiranë, 10 korrik 2015

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme lançoi në një konferencë11667397_10153103098175838_1716308152624481342_n kombëtare gjetjet e studimit “Radikalizmi fetar dhe ekstremizmi i dhunshëm në Shqipëri”. Studimi është pjesë e projektit të financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit me qëllim parandalimin e radikalizimit duke analizuar faktorët e riskut dhe gjeneruar të dhëna të besueshme për të informuar politikëbërësit në nivel kombëtar dhe vendor.

Konferenca mblodhi përfaqësues të komunitetit të ekspetëve dhe shoqërinë civile në vend, ekspertë të institucioneve shtetërore dhe zyrtarë të lartë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, misione diplomatike të huaja etj.

Në fjalën e tij hyrëse, Drejtori Ekzekutiv i IDM-së, Sotiraq Hroni theksoi nevojën e veprimeve të bazuara në fakte dhe përfshirjen e gjerë të shoqërisë në parandalimin e fenomenit. Në konferencë ishin të pranishëm Ministri i Punëve të Brendshme, Tahiri, Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Klosi, Ambasadori Amerikan, Donald Lu, Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin dhe Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Brucaj.

10995467_10153103098265838_2718513060927962085_nNë fjalën e tij, Ambasadori Lu vuri në dukje se “Ne inkurajojmë qeverinë për të studiuar raportin e IDM-së dhe për ta përdorur atë në përgatitjen e planit të veprimit të Shqipërisë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Ne besojmë se puna e organizatave te shoqërisë civile mund dhe do të bëjë një ndryshim në ruajtjen e sigurisë së shoqërisë tonë.”

11215060_850550831681388_6917876699097429259_nDuke iu referuar studimit të IDM-së, Ambasadorja Vlahutin tha se “ndërkohë që radikalizmi fetar në Shqipëri mund të ketë ende përmasa të vogla, duhet t’i kushtojmë vëmendje dhe ta adresojmë seriozisht problemin tani për të shmangur mundësitë e rritjes së një ideologjie, që në thelb, është thellësisht e huaj për Shqipërinë.” Ministrat Tahiri dhe Klosi prezantuan rezultatet e përpjekjeve të Shqipërisë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe hapat e planifikuar, duke theksuar edhe rëndësinë e bashkëpunimit më komunitetet fetare, shoqërinë civile dhe aktorët e interesit ne nivel vendor. Gjergji Vurmo dhe Besfort Lamallari, bashkë-autorë të studimit prezantuan gjetjet kryesore të studimit te cilat u pasuan nga një diskutim i frytshëm i pjesëmarrësve në konferencë.