Ky është një projekt rajonal 3 vjeçar i cili synon të shtojë kapacitetin e shoqërisë civile në rajonin e Ballkanit Perëndimor për të mbikëqyrur në mënyrë efektive reformën në sektorin e sigurisë, në nivel kombëtar si edhe me anë të një rrjeti bashkëpunimi në nivel rajonal. Qëllimi i këtij projekti është të analizojë dhe kërkojë mbi reformën në sektorin e sigurisë në secilin prej shtatë vendeve të tij partnerë nga Ballkani Perëndimor.
Projekti financohet nga DCAF dhe do të implementohet gjatë periudhës mars 2009-dhjetor 2011.
Projekti ndahet në 3 produkte kryesorë: Kronologjia e Reformës në Sektorin e Sigurisë, Analizë kontekstuale e reformës të sektorit të sigurisë, dhe Monitorimi i reformës në sektorin e sigurisë. Produkti i fundit përfshin një sërë kriteresh për tu zhvilluar gjatë vlerësimit të reformave në sektorin e sigurisë në Shqipëri të tilla si transparenca, përfaqësueshmëria, pjesëmarrja, mbrojtja e të drejtave të njeriut, kontrollet ekzekutive dhe ato gjyqësore etj.
Gjatë këtij procesi, janë ndërmarrë një sërë trajnimesh në secilin prej vendeve pjesëmarrës duke zhvilluar një metodologji dhe çështje kërkimore si dhe duke dhënë një qasje komplementare për vlerësimin e aktorëve kryesorë të sektorit të sigurisë të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Projekti do të finalizohet me publikimin e almanakut me rezultatet e studimit të të gjithë institucioneve partnere për shtetin e tyre.
Koordinatorët dhe Partnerët Rajonalë
- Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF) – koordinator dhe menaxher projekti
-
Qendra për Marrëdhëniet Civile dhe Ushtarake (CCMR), Beograd, Serbi
- Analytica – Laboratori i të menduarit, Shkup, Maqedoni
- Qendra për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut (CEDEM), Podgoricë, Mal i Zi
- Qendra për Studime të Sigurisë (CSS), Sarajevë, Bosnjë Hercegovinë
- Qendra Kosovare për Studimet e Sigurisë (KCSS)
- Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDN), Tiranë, Shqipëri