Kohëzgjatja : Shkurt-Tetor 2014
Përshkrimi i Projektit:
Objektivi kryesor i projektit është të kontribuojë në rritjen e transparencës dhe vendimmarrjes së paanshme të institucioneve publike dhe të ndikojë në përmirësimin dhe konsolidimin e mirëqeverisjes nëpërmjet përmirësimit të kuadrit ligjor dhe rregullator në fushën e parandalimit të konfliktit të interesit.
Më konkretisht, ky projekt ka për qëllim të kryej një:
- Vlerësim të kuadrit ligjor dhe institucional si dhe mekanizmat për zbatimin e tij
- Vlerësim të nivelit të implementimit dhe praktikës për kuadrin ligjor dhe institucional në fushën e parandalimit të konfliktit të interesit.
- Identifikim të boshllëqeve dhe sfidave në këtë fushë duke prodhuar rekomandime për të advokuar për përmirësimin e kuadrit ligjor si dhe të strukturave të përshtatshme institucionale për të garantuar zbatimin në praktikë
Ky projekt mbështetet nga Fondacioni Konrad Adenauer (KAS), Programi për Sundimin e Ligjit në Evropën Juglindore.