Departamenti: CESA
Periudha e implementimit: E Martë 10 Qershor 2014, deri të Premten, 9 Qershor 2017
Përshkrimi i Projektit:
Objektivi i përgjithshëm:
Ky projekt zhvillohet në partneritet me Qendrën e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF), Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në Tiranë, Qendrën për Studimin e Demokracisë (CSD) në Sofie, Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (KCSS) në Prishtinë dhe Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë (BCSP).
Projekti synon të garantojë respektimin e të drejtës humanitare ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut nga Kompanitë Private të Sigurisë (PSCs) në rajon. Projekti përfshinë një studim të plotë të fushës, që në veçanti fokusohet tek shkaqet e rregullimit të papërshtatshëm të veprimtarisë së kompanive private të sigurisë dhe kërkon zbatimin e praktikave më të mira që adresojnë këto shkaqe si brenda rajonit dhe më gjerë.
Objektivat specifikë:
- Identifikimi potencial dhe real i sfidave në 4 shtetet pjesëmarrëse
- Identifikimi i burimeve specifike të pasigurisë dhe sfidave të shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut në kontekstet post-konfliktuale ku operojnë PSC-të
- Krahasimi i sfidave që hasin PSC-të në shtetet post-komuniste dhe post-konfliktuale në tranzicion të Evropës Lindore me shtetet post-komuniste dhe jo-post-konfliktuale në tranzicion.
Rezultatet:
- Elaborimi i një pasqyre të plotë të sistemit rregullator dhe mangësitë aktuale në të 4 shtetet pjesëmarrëse
- Identifikim i çështjeve dhe nevojave për aprovim të normave dhe mekanizmave të tjerë për mbikëqyrjen e aktiviteteve të PSC-ve
- Hartim rakomandimesh specifike
- Angazhim dhe përfshirje e audiencës rreth rregullimit të veprimtarisë së PSC-ve, dhe forcim të vijueshmërisë së implementimit të rakomandimeve