Skip to content Skip to footer
Loading Eventet

« All Eventet

  • This event has passed.

Konferenca Kombëtare: Promovimi i “Shkollës Qendër Komunitare” si një qasje shumaktoriale për komunitete të qëndrueshme

April 5, 2022 @ 9:30 am - 1:00 pm

Konferenca Kombëtare

Promovimi i “Shkollës Qendër Komunitare” si një qasje shumaktoriale për komunitete të qëndrueshme

Tiranë, 05 Prill 2022, ora 09:30– 13:00

Parku Olimpik i Tiranës (Rr. “Liman Kaba”)

 

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, organizon Konferencën Kombëtare: Promovimi i “Shkollës Qendër Komunitare” si një qasje shumaktoriale për komunitete të qëndrueshme.

Përgjatë pesë viteve të fundit, IDM ka zbatuar me sukses qasjen shumaktoriale “Shkolla Qendër Komunitare” në 16 shkolla të mesme të përgjithshme në të gjithë vendin. Gjithashtu, shkolla të tjera të mesme në Peqin, Vorë, Shijak dhe Bilisht, iu bashkuan aktiviteteve dhe iniciuan nisma lokale rinore.

Me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, IDM ndau përvojën e saj në zbatimin e qasjes shumaktoriale SHQK përmes 9 takimeve rajonale me 140 shkolla të mesme në të 61 bashkitë e vendit. Të pranishmit shprehën interes për përvojën SHQK, duke theksuar nevojën e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet shkollave dhe institucioneve vendore.

Kjo konferencë është një mundësi për të nxitur bashkëpunimin midis aktorëve vendorë dhe të rinjve në përpjekjet për të krijuar komunitete më të shëndetshme dhe të qëndrueshme kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Të rinjtë do të kenë një hapësirë të veçantë në konferencë, duke prezantuar arritjet e tyre në zbatimin e planit shumaktorial të aktiviteteve në bazë shkolle, përmes nismave lokale dhe aktiviteteve të rrjetëzimit.

buy temovate online buy temovate online generic

Përfaqësues nga institucionet vendore, përfshirë shkollat, do të prezantojnë rezultatet dhe ndikimin e kësaj përvoje në komunitetet vendore. Nga ana tjetër, përvoja ka mundësuar që shkollat të bëhen promovuese më të forta të zhvillimit social dhe vlerave demokratike.

buy neurontin online buy neurontin online generic

Gjithashtu, kjo konferencë shihet si një mundësi për nisjen e bashkëpunimit dhe shtrirjen e qasjes Shkolla Qendër Komunitare në gjashtë bashki dhe shkolla të mesme të reja të vendit – Vau i Dejës, Peshkopi, Pogradec, Roskovec, Gjirokastër, Shkozë/Tiranë.

buy amoxil online buy amoxil online generic

Pjesëmarrës: Ambasada e SHBA në Shqipëri; Ministria e Arsimit dhe Sportit; Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar (DPAP); Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar (ASCAP); Qendra Kombëtare kundër Ekstremizmit të Dhunshëm; Përfaqësues nga Njësitë e Pushtetit Vendor; Drejtoritë Vendore të Policisë; Komunitetet Fetare; Shkollat e mesme të përfshira në projekt; Nxënës; Prindër; Organizata rinore; OSHC dhe aktorë të interesuar në qasjen shumaktoriale SHQK.

Details

Date:
April 5, 2022
Time:
9:30 am - 1:00 pm
Kategoria:

Venue

Parku Olimpik i Tiranes
Rr. "Liman Kaba"
Tirana, Albania
+ Google Map