Skip to content Skip to footer
Loading Eventet

« All Eventet

  • This event has passed.

Forumi shumaktorial: Parandalimi i Pastrimit të Parave në Shqipëri

April 13, 2022 @ 10:00 am - 12:00 pm

Instituti për Demokraci dhe Ndërmejtësim (IDM) organizon Forumin Shumaktorial “Parandalimi i Pastrimit të Parave në Shqipëri”.

Forumi do të mbledhë së bashku përfaqësues të shoqërisë civile, medias investigative, rretheve akademike, shoqatave të sektorit privat, institucionet publike, politikëbërës dhe partnerë ndërkombëtarë për të diskutuar mbi sfidat e përbashkëta të luftës ndaj pastrimit të parave në Shqipëri. Pjesëmarrësit në forum do të ofrojnë perspektivën e secilit aktor dhe një pasqyrim të ndikimeve të kornizës rregullatore mbi veprimtarinë e tyre. Forumi synon të kontribuojë në rolin, vizibilitetin dhe ndikimin më të madh të aktorëve joshtetërorë në politikat e parandalimit të pastrimit të parave.

Ky forum do t’u mundësojë aktorëve joshtetërorë të përcaktojnë fusha konkrete të veprimit dhe partneritetit të cilat do shërbejnë për të rritur ndërgjegjësimin dhe kapacitetet e brendshme dhe në vijim për të formuluar rekomandime për institucionet përkatëse.

Forumi Shumaktorial mbi parandalimin e pastrimit të parave në Shqipëri zhvillohet në kuadër të programit “Lufta ndaj Pastrimit të Parave”, zbatuar në Shqipëri nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim në bashkëpunim me Dhomën Amerikane të Avokatisë, me mbështetjen e Departamentit të Shtetit të Sh.B.A.

 

Forumi do të mbahet më 13 prill 2022, ora 10:00 – 12:00, në Hotel “MAK Albania”, salla “Iliria II”.

Details

Date:
April 13, 2022
Time:
10:00 am - 12:00 pm
Kategoria:

Venue

Hotel MAK Albania
Sheshi Italia 2, Tiranë
Tiranë, 1019 Albania
+ Google Map
View Venue Website