Skip to content Skip to footer
Loading Eventet

« All Eventet

  • This event has passed.

Forum Politikash: Forcimi i kulturës së integritetit përmes Kodit të Etikës dhe Planeve të Integritetit në sektorin e administratës publike

Dhjetor 7, 2022 @ 2:00 pm - 4:00 pm

Tashmë prej disa vitesh, IDM është angazhuar në zhvillimin e instrumenteve të integritetit në sektorin e administratës publike, si në nivelin qendror të qeverisjes ashtu edhe në atë vendor. Në vitin 2019, IDM hartoi Metodologjinë e Vlerësimit të Riskut të Integritetit për sektorin publik e cila u miratua nga Ministria e Drejtësisë në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Kundër Korrupsionit, me qëllim zhvillimin e planeve të integritetit për institucionet publike. Përgjatë kësaj periudhe 2019-2022, IDM nëpërmjet një ekipi ekspertësh,  ka asistuar 6 ministri të linjës, 21 bashki të vendit si edhe disa institucione të tjera publike në zhvillimin e Planeve të Integritetit. Një tjetër instrument i rëndësishëm në promovimin e kulturës institucionale me integritet, me asistencën teknike të IDM, është edhe zhvillimi i Kodeve të Etikës (për institucionin e Kuvendit dhe Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë) si edhe një Kod Standard i Sjelljes për bashkitë e vendit. Procesi i zhvillimit të këtyre instrumenteve në sektorin e administratës publike ka patur vështirësitë dhe sfidat  e veta por edhe ka ofruar mundësi për këto institucione.

Me qëllim ndarjen e kësaj përvoje si edhe mësimet e nxjerra, në zhvillimin e këtyre instrumenteve  për forcimin e integritetit institucional dhe rritjen e besimit publik në sektorin publik, IDM me mbështetjen e Hanns Seidel Stiftung, zyra për Shqipërinë, organizon një forum politikash me temë “Forcimi i kulturës së integritetit përmes Kodit të Etikës dhe Planeve të Integritetit në sektorin e administratës publike”.  Për më tepër, forumi synon të prezantojë edhe tre dokumente politikash të hartuara nga disa ekspertë prej ekipit të IDM-së, të mbështetura në këtë eksperiencë të fituar me institucionet publike, me tema:

 

  • Integriteti në institucionet e qeverisjes qendrore: Sfidat dhe rruga përpara.
  • Kodet e Etikës në sektorin publik: Përfitimet dhe sfidat.
  • Sfidat që pengojnë promovimin e kulturës me integritet në qeverisjen vendore.

 

Ky forum politikash do të mbledhë së bashku politikbërës në të gjitha nivelet e qeverisjes, përfaqësues të ministrive të linjës dhe institucioneve të tjera publike që kanë zhvilluar ose synojnë të hartojnë një Plan Integriteti dhe/ose Kod Etike, përfaqësues të bashkive të vendit, akademia, përfaqësues të medias, organizata të shoqërisë civile si edhe studiues të pavarur.

Ekspertët do të bëjnë prezantimin e dokumenteve të politikave, i cili do të pasohet nga diskutimi i panelistëve mbi gjetjet, rekomandimet dhe rëndësinë e këtyre instrumenteve pro-integritet në përmirësimin e kulturës së punës në sektorin e administratës publike në Shqipëri.

Jeni të ftuar të na bashkoheni në diskutim në datë 7 dhjetor, ora 14:00 – 16:00, në Hotel “Tirana Intenational”. Diskutimi do të bëhet me prani fizike. Ai do të zhvillohet në gjuhën shqipe, me përkthim simultan anglisht – shqip.

Luteni të dërgoni një email në [email protected] për pjesëmarrjen tuaj në sallë.

Shkarko axhendën.

Details

Date:
Dhjetor 7, 2022
Time:
2:00 pm - 4:00 pm
Kategoria:

Venue

Tirana International Hotel
Sheshi Skënderbej 8, Tirana 1001, Albania
Tiranë, 1001 Albania
+ Google Map