Skip to content Skip to footer
Loading Eventet

« All Eventet

  • This event has passed.

Tryezë Diskutimi: SFIDAT E SIGURISË KIBERNETIKE DHE NDIKIMI I TYRE MBI TË DREJTAT E NJERIUT | 23 nëntor 2022

Nëntor 23, 2022 @ 10:30 am - 12:30 pm

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim dhe Qendra e Gjenevës për Qeverisjen e Sektorit të Sigurisë (DCAF) organizojnë një tryezë diskutimi me temë:  SFIDAT E SIGURISË KIBERNETIKE DHE NDIKIMI I TYRE MBI TË DREJTAT E NJERIUT në datë 23 nëntor 2022, ora 10:30.

Në këtë tryezë, IDM do të prezantojë gjetjet e studimit “Tejkalimi i hendekut mes sigurisë kibernetike dhe të drejtave të njeriut” i cili trajton çështje të të drejtave të njeriut që ndërlidhen me sigurinë kibernetike, me fokus të drejtën e privatësisë, lirinë e shprehjes, mbrojtjen nga diskriminimi dhe lirinë e tubimit. Studimi është zhvilluar gjatë periudhës dhjetor 2021 – maj 2022 dhe bën një hartëzim të sfidave kryesore dhe mundësive në këtë fushë, ofron rekomandime për aktorët publikë dhe jo publikë dhe identifikon hapësira për advokim dhe hulumtim të mëtejshëm. 

Disa nga sfidat e identifikuara në studim në lidhje me mbrojtjen e të dhënave, nevojën për forcimin e masave të sigurisë, kryerjen e vlerësimeve të riskut dhe rritjen e transparencës në qeverisjen e sektorit të sigurisë kibernetike, dolën në pah edhe nga zhvillimet e fundit mbi sulmet kibernetike ndaj qeverisë shqiptare. Në këtë kuadër, kjo tryezë do të shërbejë edhe si platformë diskutimi mes aktorëve të ndryshëm mbi menaxhimin e sulmeve kibernetike dhe mësimet e nxjerra.

Shkarko axhendën.

Për të marrë pjesë në këtë aktivitet, lutemi të kontaktoni tek [email protected]

Details

Date:
Nëntor 23, 2022
Time:
10:30 am - 12:30 pm
Kategoria: