Skip to content Skip to footer

Dokument Politikash: Përmirësimi i situatës të ndihmësve personal dhe progresi i reformës për vlerësimin bio-psiko-social të personave me aftësi të kufizuara

Ndihmësi personal është një term i përfshirë në legjislacionin shqiptar rishtazi në Ligjin për Përfshirjen dhe Aksesueshmërinë. Duhet theksuar që rregullimet për përfitimet e personave me aftësi të kufizuara janë të shpërndara në skema të ndryshme dhe legjislacioni është i fragmentuar e i shpërndarë në copëza të ndryshme ligjesh, vendimesh dhe rregulloresh. Për rrjedhojë edhe çështjet e ndihmësve personal trajtohen në skema të ndryshme, megjithëse përfitimet janë të përafërta ose të njëjta për të gjitha kategoritë e ndihmësve, me përjashtim të atyre me statusin paraplegjik dhe tetrapelegjik, të cilët dallojnë nga të tjerët sipas argumenteve si më sipër.

Një shqetësim tjetër i komunitetit ka të bëjë me transparencën e zbatimit të “Reformës së vlerësimit të aftësisë së kufizuar në sistemin e mbrojtjes sociale” në zonat e pilotuara. Nuk ka raporte të aksesueshme të monitorimit të reformës në mënyrë që të evidentohen arritjet dhe sfidat e kësaj reforme. Për rrjedhojë komuniteti nuk ka informacion në lidhje me ecurinë e saj dhe kjo pamundëson atë që të ketë pjesëmarrje efektive gjatë konsultimeve të ndryshme me institucionet e të japë sugjerime.

 

Në lidhje me problematikat e identifikuara si më sipër janë hartuar disa rekomandime për përmirësimin e situatës të ndihmësve personal dhe për reformën në vlerësimin bio-psiko-social të personave me aftësi të kufizuara. Klikoni për të shkarkuar dokumentin: Shqip

 

Ky dokument është në kuadër të “Mbështetje për Parlamentin dhe Edukimin Qytetar në Shqipëri” (PACEP), projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) Embassy of Switzerland in Albania dhe zbatuar nga NDI Albania – National Democratic Institute- Instituti Demokratik Amerikan.