Skip to content Skip to footer

DEKLARATË NGA ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE

Më 15 tetor, Shqipëria dhe Bashkimi Evropian hapën negociatat e anëtarësimit për kapitujt themelorë.
Ndërsa BE-ja ka bërë publik pozicionin e saj negociues, qeveria shqiptare e ka mbajtur konfidencial pozicionin e saj, duke ngritur shqetësim midis grupeve të shoqërisë civile për mungesën e transparencës dhe konsultimit të aktorëve vendas. Ne theksojmë se për të zbatuar reforma domethënëse, është e nevojshme përfshirja e shoqërisë civile, akademisë, medias dhe sektorit të biznesit në një dialog kuptimplotë dhe transparent.
Organizatat nënshkruese i bëjnë thirrje qeverisë të ndjekë një qasje të hapur dhe gjithëpërfshirëse gjatë të gjitha fazave të procesit të integrimit evropian.
Ju ftojmë të lexoni deklaratën e plotë:DEKLARATË NGA ORGANIZATAT E SHOQËRISË CIVILE