Skip to content Skip to footer

Studim: INCIDENTET ME EKSPLOZIVA NË SHQIPËRI 2017-2022

Studimi vijues fokusohet i gjithi në incidentet me eksploziva të ndodhura në Shqipëri gjatë periudhës prej qershorit 2017 deri në fillim të dhjetorit 2022. Pasi thekson potencialin që ka, përdorimi i eksplozivave për qëllime kriminale apo terroriste, për të shkaktuar dëme të mëdha ndaj objektivave të tyre (qofshin ata individë, biznese, apo institucione) por edhe ndaj sigurisë të vendit në përgjithësi, studimi analizon karakteristikat e incidenteve me eksploziva në Shqipëri, nga aspekti i teknikave më të preferuara të përdorura nga keqbërësit, shpërndarjes gjeografike të tyre, objektivave të zgjedhura, etj. Nga ana tjetër, rastet e eksplozivave të kapura si dhe personat posedues të tyre të arrestuar, përbën një fushë tjetër me shume interes, të trajtuar në këtë studim, jo vetëm për shkak të përmasave të këtij fenomeni, teknikave të trafikantëve, e të preferencave për llojin e pajisjeve shpërthyese në treg, por edhe për një marrëdhënie të zhdrejtë, kundër-qëndruese, që spikat dukshëm,
(mbështetur statistikisht në studim) ndërmjet rasteve të eksplozivave të shpërthyera dhe atyre të kapura nga policia. Në vijim, ndryshe nga raportet zyrtare, të cilat për më tepër mbeten jo të plota, të dhënat e paraqitura në studim, sugjerojnë një tendencë të lehtë rritës të incidenteve me eksploziva në Shqipëri (të shpërthyera apo të kapura) gjë të cilën agjencitë ligj zbatuese (ALZ) duhet ta konsiderojnë seriozisht e të angazhohen më mirë. Pjesa e fundit e studimit konsiston në rekomandimet për masat e nevojshme që duhet të ndërmerren nga organizatat shtetërore e private me qëllim rritjen e sigurisë të personelit të tyre dhe popullsisë në tërësi.

Shkarko në Anglisht / Shqip.