Skip to content Skip to footer

Publikimi i edicionit të 10-të të “Besimi në Qeverisje”, sondazh vjetor i opinionit publik në Shqipëri

Publikimi i edicionit të 10-të të “Besimi në Qeverisje”, sondazh vjetor i opinionit publik në Shqipëri

Tiranë, 18 korrik 2023

Sondazhi vjetor i Opinionit Publik të Besimit në Qeverisje, i kryer për herë të parë në vitin 2013, paraqet edicionin e tij të dhjetë. Raporti i vitit 2022 përmban një përmbledhje të tendencave të rëndësishme që janë shfaqur përgjatë viteve dhe analizon gjetjet e këtij viti.

Sondazhi i Opinionit të Besimit në Qeverisje eksploron perceptimet dhe qëndrimet publike për çështje të tilla si besimi në institucionet publike, transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve publike, përhapja e korrupsionit, niveli i angazhimit të qytetarëve në politikë dhe vendimmarrje, kënaqshmëria me ofrimin e shërbimeve publike dhe zbatimi i ligjeve dhe politikave jodiskriminuese. Ai siguron të dhëna që mund të përdoren për të përmirësuar reformat kryesore në lidhje me qeverisjen e mirë, antikorrupsionin, reformën në gjyqësor dhe çështjet ndërsektoriale si barazia gjinore dhe përfshirja sociale.

Klikoni për të shkarkuar përmbledhjen e gjetjeve dhe raportin e plotë në shqip dhe anglisht:

Që nga viti 2020, financohet në kuadrin e projektit të fondeve të grupit të donatorëve “Konsolidimi i Ofrimit të Shërbimeve Publike të Përqendruara me Qytetarin në Shqipëri” (CSDA) zbatuar nga Qeveria e Shqipërisë në partneritet me PNUD dhe me Bashkëpunimin Austriak për Zhvillim (ADC) si kyç kontribuues, së bashku me UNDP-në.