Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim
Mirëserdhët
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) është një organizatë e pavarur jo qeveritare, themeluar në nëntor 1999 në Tiranë. IDM punon për forcimin e shoqërisë civile në Shqipëri, për monitorimin, analizimin dhe avancimin e proceseve interguese si dhe ndihmon për konsolidimin e mirë-qeverisjes dhe hartimin e politikave gjithëpërfshirëse. Përzgjedhja e aktiviteteve nga IDM është një përpjekje për të shkuar përtej projekteve të thjeshtë me ndikim të kufizuar. Ato janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të forcuar vlerat e përbashkëta dhe për të pasur ndërveprim efikas në të gjithë spektrin e gjerë të aktorëve politikë dhe jo politikë në Shqipëri.
IDM-ja është e përkushtuar për zhvillimin e të kuptuarit të thellë të sfidave bashkëkohore, për të formësuar strategji të qëndrueshme reformash dhe politikash publike në fushat socio-ekonomike dhe në shtyllat thelbësore të zhvillimit politik, si edhe për të çuar përpara qasjet rajonale me kosto efikase për mbështetjen e iniciativave të bashkëpunimit sektorial dhe ndër-sektorial të aktorëve kryesorë bazuar në studime solide, vlerësime politikash dhe analiza shumëplanëshe.
Këto principe bazë dhe objektiva përbëjnë thelbin e misionit tonë, sipas të cilit IDM-ja formon kuadrin e prioriteteve të programit të saj, formëson rezultatet e punës dhe nxit shërbimet dhe kontributin për përpjekjet e shoqërisë civile. Struktura e IDM-së konsiston në tre departamente/fusha programesh kryesorë:
Qendra për Çështje Evropiane dhe të Sigurisë (CESA)
Departamenti i Qeverisjes Vendore dhe Zhvillimit të Integruar (LGID)

