Skip to content Skip to footer

Zhvillimi i një kuadri evropian për shkëputjen nga ekstremizmi i dhunshëm dhe riintegrimin e të dënuarve për ekstremizëm të dhunshëm; individët e radikalizuar në burg, si dhe luftëtarët e huaj terroristë të kthyer dhe familjet e tyre

Logoja e projektit:

Titulli i projektit:

Zhvillimi i një kuadri evropian për shkëputjen nga ekstremizmi i dhunshëm dhe riintegrimin e të dënuarve për ekstremizëm të dhunshëm; individët e radikalizuar në burg, si dhe luftëtarët e huaj terroristë të kthyer dhe familjet e tyre.

Konteksti:

Parandalimi i sulmeve terroriste varet nga shkëputja dhe riintegrimi i suksesshëm i të dënuarve për terrorizëm dhe ekstremizëm të dhunshëm, përfshirë edhe luftëtarët e huaj dhe familjet e tyre. Kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet një kuadri ndër-institucional dhe shumë-disiplinor me praktika efektive të bazuara në fakte, bashkëpunim midis palëve të interesuara, një vlerësim të thellë të rrezikut, si dhe duke treguar kujdes në mënyrë të vazhdueshme që prej fillimit. EUTEx zhvillon një kuadër të tillë duke u mbështetur në njohuritë, aftësitë dhe modelet evropiane, si dhe duke i zhvilluar ato më tej nëpërmjet mbledhjes së ekspertizës më të mirë në fushat përkatëse, nëpërmjet metodave novatore dhe nëpërmjet paraqitjes së tyre në mbarë Evropën.

Donatori:

Komisioni Evropian – Drejtoria e Përgjithshme e Migrimit dhe Çështjeve të Brendshme.

Objektivat:

EUTEx synon të zhvillojë një kuadër evropian për shkëputjen dhe riintegrimin e të dënuarve për terrorizëm dhe ekstremizëm të dhunshëm; individët e radikalizuar në burg në të djathtën ekstreme ose ekstremizmin islamik; si dhe luftëtarët e huaj terroristë të kthyer dhe familjet e tyre. Ky kuadër do të rrisë gatishmërinë e palëve të interesit dhe do të forcojë bashkëpunimin midis tyre. Kuadri i EUTEx mbledh, teston dhe zbaton praktikat më të mira duke përfshirë protokollet e bashkëpunimit (prioriteti 1).

buy tadora online buy tadora online generic

Kuadri do të jetësohet si nga ana teorike, nëpërmjet lëndëve dhe module, po ashtu edhe nga ana praktike, nëpërmjet trajnimeve për personat e vijës së parë (prioriteti 2).

Rezultatet:

  • Një bazë unike të dhënash: rishikim gjithëpërfshirës i praktikave në Evropë dhe më gjerë, testimi i vlefshmërisë së tyre nëpërmjet anketave dhe intervistave me punonjësit e vijës së parë dhe të burgosurit.
  • Zhvillimi dhe testimi i kuadrit EUTEx me palët e interesit: module për mësimin e sistemit të menaxhimit, intervista, diskutime në grup, seminare me palët e interesit jashtë konsorciumit.
  • Zhvillimi i moduleve për trajnimin e punonjësve të vijës së parë: zhvillimi i trajnimeve dhe zbatimi i moduleve.
    buy clomiphene online buy clomiphene online generic

  • Shpërndarja e rezultateve në mbarë Evropën nëpërmjet kanaleve të ndryshme të komunikimit, përfshirë edhe median sociale.

Ndikimi:

Ndikimi i pritshëm i këtij kuadri është rritja e cilësisë dhe profesionalizmit në menaxhimin e të dënuarve për terrorizëm dhe ekstremizëm të dhunshëm, si dhe rritja afatgjatë e sigurisë në Evropë. Këto do të sigurohen nëpërmjet qasjes së bazuar në nevoja, përfshirjes së grupit të synuar në konceptimin e trajnimit për punonjësit e vijës së parë në mënyrë që të sigurohet shpërndarje e mëtejshme, trajnime në vendin e punës për të siguruar efektshmëri, rrjetëzim përmes praktikës, hulumtimit dhe politikave. Për më tepër, projekti do të rrisë bashkëpunimin ndërkombëtar midis autoriteteve publike.

buy albuterol online buy albuterol online generic

Publiku i gjerë do të përfitojë nga kuadri i krijuar nga EUTEx pasi ai siguron që të dënuarit për terrorizëm dhe ekstremizëm të dhunshëm të riintegrohen në mënyrë të suksesshme në shoqëri dhe kështu të shmangen nga përfshirja në dhunë. Ndikimi afatgjatë i këtij programi do të kontribuojë në uljen e dhunës nga terrorizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm dhe në një Evropë më të sigurt.

Organizata drejtuese e projektit:

oiip – Instituti i Austrisë për Marrëdhënie Ndërkombëtare

Organizata partnere për Shqipërinë:

IDM – Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim

Faqja elektronike e projektit:

www.eutex.eu