Në kuadër të programit Albania Threshold Program (ATP), nga “Millennium Challenge Corporation” (MCC – agjensi e Qeverisë së ShBA), Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) do të asistojë vlerësimin e fazes së dytë të në kuadër të asistencës së këtij programi për reformën e planifikimit urban dhe forcimin e shoqërisë civile në përpjekjet advokuese kundër korrupsionit.
Faza e dytë e ATP e cila ka përfunduar në vitin 2011 ka targetuar qeverisjen dhe reformat e klimës së biznesit, me qëllim për të përmirësuar performancën e Qeverisë shqiptare në lidhje me indikatorët e politikave të MCC.
Procesi i vlerësimit i cili udhëhiqet nga Social Impact Inc. përbën një pjesë thelbësore të përgjegjshmërisë së ATP dhe pjesë standarde e asistencës së MCC. Identifikimi i rezultateve dhe mësimeve të nxjerra do t’i shërbejë informimit të programeve të ngjashme në Shqipëri dhe vetë programit “Threshold” në vendet e tjera.