Prezantimi i gjetjeve kryesore dhe rekomandimeve përkatëse të studimit të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) lidhur me evidentimin e situatës aktuale dhe rolit të strukturave komunitare në Shqipëri, ishte fokusi kryesor i Tryezës së rrumbullakët, organizuar më 8 prill 2015 në ambientet e Hotel Rogner.
Kjo tryezë shënoi dhe eventin përfundimtar të IDM-së në kuadër të projektit “Ridimensionimi i Strukturave Komunitare në Shqipëri” mbështetur nga projekti i USAID për Planifikim dhe Qeverisje Vendore. Ekspertët e Departamentit Qeverisja Vendore dhe Zhvillimi i Integruar (LGID), prezantuan studimin e tyre në prani të zyrtarëve vendorë, përfaqësuesve të shoqërisë civile, përfaqësues të Ministrisë së Shtetit për Çështjet Vendore, dhe përfaqësues të komunitetit të donatorëve.