Në vijim të perpjekjeve dhe aktiviteteve për forcimin e integritetit në Policinë e Shtetit (PSH), IDM në koordinim me Drejtorinë e Performancës dhe Standardeve Profesionale të PSH, zhvilluan kater tryeza diskutimi rajonale me përfaqësim të gradave dhe moshave të ndryshme gjatë periudhës nëntor-dhjetor 2015 në Fier, Pogradec, Lezhe dhe Tiranë.
Keto tryeza u realizuan në kuadër të Projektit “Indeksi i Integritetit të Policisë” i cili u mbështet nga një grant i Ministrisë së punëve të jashtme të Holandës në kuadër të Programit Matra për bashkëpunim Evropian.