Skip to content Skip to footer

Vilson Blloshmi

Asistent Projekti

Address: Shenasi Dishnica, Nd. 35, H. 1, 1017, Tirana, Albania

Vilson Blloshmi ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Politike pranë Fakultetit të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës, gjithashtu studimet Master i kreu për Administrim Publik pranë fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës. Është i angazhuar në çështjet me interes publik si dhe ka marrë pjesë ne trajnime si brenda dhe jashtë vendit. Ai u bashkua ekipit të IDM si Asistent Projekti me projektin e Swedish International Development Cooperation Agency (SIDA) ”Forcimi i integritetit për përmirësimin e shërbimeve publike”, pas një eksperience një vjeçare në administratën publike pranë AMVV-MB.

Fushat e tij të interesit janë qeverisja vendore, format e decentralizimit, qeverisja e mirë, antikorrupsioni, etika institucionale dhe integriteti. Gjithashtu ka marrë pjesë në hartim dhe monitorim të politikave të ndryshme publike në institicionet e pushtetit vendor përsa i përket fushave të antikorrupsionit në nivel vendor.

Ai është njohës i mirë i gjuhës angleze si dhe ka njohuri mesatare të gjuhës italiane.