Skip to content Skip to footer

Olgerta Puta

Eksperte e lartë Finance dhe Administrative

Address: Shenasi Dishnica, Nd. 35, H. 1, 1017, Tirana, Albania

Olgerta Puta aktualisht mban pozicionin Eksperte e lartë Finance dhe Administrative në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Ajo është përgjegjëse për monitorimin dhe kontrollin e raportimimeve financiare të granteve, përgatitjen dhe përditësimin e listës së pagave dhe bankave, përgatitjen e raporteve financiare në përputhje me kërkesat dhe modelet e donatorëve, rishikimin e raporteve financiare të nën-përfituesit, përgatit dhe monitoron proceset e prokurimit.

Përpara se t’i bashkohej IDM-së, ajo ka punuar si Menaxhere Finance që nga gushti 2006 për organizata kombëtare dhe ndërkombëtare, konkretisht Shoqata e Jezuitëve, Shoqata Ornitologjike e Shqiperis – AOS dhe Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën – SHKEJ. Përvoja e saj ndër vite e ndihmoi atë të fitonte njohuri të gjera në sektorin e shoqërisë civile dhe në detyra të ndryshme duke përfshirë menaxhimin financiar të programeve dhe planifikimin e projekteve, buxhetimin, procesin e prokurimit, procesin e vlerësimit dhe monitorimit; përgatitjen e pasqyrave financiare tremujore/vjetore.

Olgerta është diplomuar për Administrim Biznesi / Administrim Publik në Universitetin e Tiranës. Ajo mori pjesë në kursin 2-vjeçar Profesional Social-Politik të organizuar nga Magis dhe për disa vite ishte vullnetare dhe Shef Scout me fokus në formimin e personit në jetën ne bashkesi, shërbimin dhe vlerat njerëzore.